Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, ja sa shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e datës 11 prill 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se209 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina është përcaktuar me një çmim maksimal prej 175 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 163 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, në orën 16:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit, ku pritet të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut për zbatim të detyrueshëm të vendimit, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim theksohet gjithashtu angazhimi i institucioneve përgjegjëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarimi i bordit referon gjithashtu Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, sipas të cilit ndryshon niveli i akcizës në varësi të çmimeve të karburanteve në treg, ndërsa aktualisht çmimet e vendosura mbeten nën pragun e përcaktuar për ndryshimin e saj.

Por bordi duket se ka ngatërruar çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës.

Ja njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 11Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. 🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Related Posts

Tensioni dhe kimia e dukshme mes tyre/ Nik Xhelilaj habit me deklaratën për Luana Vjollcën: “Do ta kisha puthur…”

Luana Vjollca dhe Nik Xhelilaj kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e ditëve të fundit pas publikimit të filmit “Policë për jetë”, ku luajnë përkrah aktorit…

Çfarë do ndodhë pas orës 12? Parashikimi i ‘Xhindit’ për Brikenën po trondit rrjetin!

Mbrëmja e sotme pritet të jetë nga më emocionueset në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku në qendër të vëmendjes është Brikena. Sipas një parashikimi që…

PërpIasje e fortë në gjysmëfinalen e Big Brother VIP, Miri dhe Mateo në debat të ashpër mes tyre

Tensionet në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, teksa dy prej banorëve, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë spektaklit…

Aks*dent i rëndë, përpIasen tre automjete, lëndohet një drejtues

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht janë përplasur dy mjete, të cilat më pas kanë goditur…

🔅- H0T BRlDE -🔅

Habit ish-banorja e BBV: “Mateo fitues i dështuar. Selin trimëreshë…”

Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” dhe ethet e garës kanë përfshirë jo vetëm publikun, por edhe personazhet e…