Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania” dhe ethet e garës kanë përfshirë jo vetëm publikun, por edhe personazhet e njohur. Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa doreza për 5 pretendentët e çmimit të madh.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Alba ka ndarë mendimin e saj për secilin prej banorëve, duke mos i kursyer thumbimet e forta dhe epitetet e qarta:
Rogerti – “Fitues në tentativë“: Alba e sheh atë si dikë që sado të mundohet apo sado pranë t’i afrohet fitores, mbetet përherë vetëm në përpjekje.
Selin – “Trimëresha”: Për të, Alba ka vlerësimin më të lartë. Ajo theksoi se Selin do të ishte një fituese e padiskutueshme nëse nuk do t’i “priteshin këmbët” pas daljes së Gimbos. Ish-banorja e pranoi hapur se dëshira e saj personale është që pikërisht Selin ta ngrejë kupën.
Mateo – “Fitues i dështuar / Qaraman“: Kritikat më të ashpra ishin të rezervuara për Mateon. Alba u shpreh se ai po përpiqet të dalë mirë te publiku duke luajtur rolin e viktimës që ankohet në spektakle për distancimin e Brikenës. Ajo nuk u kursye, duke shtuar thumbimin e fortë se “mashkulli burrë nuk ankohet”
Brikena – “Bukuria e zemrës”: Për Brikenën pati një përkufizim më të butë, duke e parë thjesht si një vajzë me zemër të mirë, por jo si profilin e lojtares që mund të dominojë lojën për ta fituar atë.
Miri – “Fituesi formal“: Në fund, parashikimi i saj për fituesin e këtij edicioni shkon pikërisht për Mirin. Megjithatë, ajo e mbylli komentin e saj duke e konsideruar atë si një fitues thjesht “formal” për ata që dinë të lexojnë e të kuptojnë mes rreshtave se çfarë po ndodh realisht me lojën.
Tashmë mbetet për t’u parë të enjten e 18 Prillit nëse verdikti i publikut do të përputhet me këtë analizë të prerë të Albës.