“Në qershor rritje pagash” / Çfarë po paralajmëron Rama

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë. Sot që ekonomia na ka dhënë mundësi të reja, ne kemi vendosur të indeksojmë pagat në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, dhe kësisoj të korrigjojmë impaktin e inflacionit mbi pagën për mësuesit, për mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën.

Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme. Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme,” tha Rama,

Related Posts

Vota të manipuluara/ Brikena bën reagimin e parë pas eleminimit nga BBVIP: Shkon në finale Rogerti para meje…

Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij…

Ky veprim i Luana Vjollcës vulos përplasjen me Arbana Osmanin! Reagimi i papritur i saj kur pyetet për Ferma VIP!

Luana Vjollca po shijon suksesin e saj të parë në kinematografi me filmin “Policë për jetë”, ku luan krah emrave të njohur si Olsi Bylyku dhe Nik…

Tr*nditëse në Itali: 47-vjeçari rrihet nga një grup adoleshentësh dhe ndërron jetë para syve të djalit të vogël

Një ngjarje e rëndë dhe tr agjike është regjistruar gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në qytetin e Massa-s, në Itali, ku një 47-vjeçar ka…

Historia që po bën xhiron e rrjetit. Adopton dy femijë, më pas bën zbulimin e madh

Katie Page është një grua nga Colorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe historia e saj po bën xhiro në rrjet. Në moshen 30 vjeçare i…

17-vjeçari Adri Mehmeti bën që Messi t’a ul kokën përpara flamurit kombëtar… 🇦🇱 👏

Në një moment që ka emocionuar tifozët shqiptarë kudo, Lionel Messi shfaqet i përulur përballë flamurit kuqezi ??, duke krijuar një simbolikë të fortë respekti dhe krenarie….

Italianët që shpëtoi Shqipëria! Rrëfimi ekskluziv nga Firence për historinë që na bën krenarë –

Në një përpjekje për të ndriçuar një kapitull të jashtëzakonshëm dhe pak të treguar të historisë shqiptare, gazetarja Rudina Xhunga ka njoftuar një seri intervistash që kulmon…