Italianët që shpëtoi Shqipëria! Rrëfimi ekskluziv nga Firence për historinë që na bën krenarë –

Në një përpjekje për të ndriçuar një kapitull të jashtëzakonshëm dhe pak të treguar të historisë shqiptare, gazetarja Rudina Xhunga ka njoftuar një seri intervistash që kulmon me një dokumentar, i cili do të transmetohen në Dritare Televizion.

Ky projekt ambicioz synon të sjellë në vëmendjen e publikut historinë e shpëtimit të rreth 25-30,000 ushtarëve italianë nga familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtë javë do të vijë intervista ekskluzive me Lia Tosin, një grua jeta e së cilës është e lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë.

E realizuar në Firence nga gazetarja Malvina Tare dhe një staf produksioni shqiptaro-italian i drejtuar nga Joni Baci Alizoti, intervista zbulon historinë e babait të Lias, një mjek italian që shërbeu në Shqipëri dhe mjekoi pa dallim shqiptarë, partizanë, qytetarë e fshatarë. Pavarësisht ndarjes së gjatë të shkaktuar nga regjimi komunist, Lia Tosi nuk e harroi kurrë Shqipërinë, duke ia kushtuar jetën e saj mbledhjes dhe dokumentimit të historive të bashkatdhetarëve të saj të shpëtuar nga shqiptarët, te jatin perfshire.

Historia daton pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943, kur mijëra ushtarë italianë u gjendën të bllokuar në territorin shqiptar, tashmë nën pushtimin gjerman. Të konsideruar tradhtarë nga ish-aleatët e tyre nazistë, fati i tyre ishte i paracaktuar: kampet e përqendrimit dhe vdekja.

Por, në një akt të pashembullt humanizmi, populli shqiptar u hapi dyert e shtëpive të tyre. Duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve, pasi strehimi i një italiani dënohej me zhdukjen e gjithë familjes nga gjermanët, shqiptarët i fshehën, i ushqyen dhe i mbrojtën këta të rinj, duke ndarë me ta varfërinë e skajshme të kohës.

Ky akt heroik kolektiv, i rrënjosur thellë në kodin e nderit dhe mikpritjes shqiptare, Besën, është një dëshmi e fuqishme e vlerave njerëzore. Siç tregon një tregim prekës ndarë nga historiania Nevila Nika, një ish-partizane, tezja e saj, i dhuroi një ushtari italian gjysmën e sapunit të vetëm që kishte, një gjest i vogël me një ndikim të pamatë që i shpëtoi jetën atij nga sëmundjet. Ai u kthye në Shqipëri vetëm ta takojë e falenderojë. Ky është thelbi i historisë: akte të vogla mirësie që së bashku ndërtuan një operacion masiv shpëtimi.

Projekti i Dritare Televizion synon të korrigjojë një boshllëk historik, duke sjellë dëshmi, intervista me historianë dhe rrëfime të dëshmitarëve të fundit.

“Kjo nuk është thjesht një histori e panjohur, por një histori e patreguar fjalë për fjalë, emër për emër,” thekson Rudina Xhunga.

“Ne jemi të jashtëzakonshëm. Thjesht na është dukur sikur kjo që kemi bërë është e zakonshme. Por nuk është. Dhe duhet treguar”.

Përmes kësaj nisme, synohet krijimi i një muzeu të kujtesës dhe nderimit të kësaj lidhjeje të veçantë shqiptaro-italiane, duke i treguar botës një faqe të ndritur të historisë sonë, një histori që na bën të gjithëve krenarë./Dritare Tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

MËSOHET DATA SE KUR DALIN PENSIONET SHTESË

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së…

Horoskopi ditor, e hënë 13 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre te t’i zgjidhni ato para se gjendja…

Sjellin fat dhe shumë pasuri. Çdo shtëpie i duhen këto 5 gjëra, tërheqin lekët pa e kuptuar..(VIDEO)

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që ndikon në të…

Mister 200-vjeçar! Gjendet mesazh në shishe – përmbajtja po habit të gjithë

Një ekip studentësh vullnetarë, të udhëhequr nga arkeologu Guillaume Blondet, gjetën një mesazh në një shishe që daton rreth 200 vjet më parë. Grupi është i angazhuar…

‘Ti mbaron për Selinën, e mban mend kur më the që e du…’ Rogerti ja plas faktet Mirit në tavolinë, ja si justefikohet ai! (VIDEO)

Darka e shumëpritur e katër finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar sërish dinamika dhe përplasje të forta. Në vend të një atmosfere festive dhe…

Postimi i Selin për Dr. Florin në vitin 2011 që po bën xhiron e rrjetit

Jeta ka një mënyrë shumë interesante për të na paralajmëruar për të ardhmen, dhe rasti i Selina Bollatit duket si i dalë nga një skenar i mirëmenduar….