Vota të manipuluara/ Brikena bën reagimin e parë pas eleminimit nga BBVIP: Shkon në finale Rogerti para meje…

Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.

Pasi humbi “biletën” e fundit në një përballje të fortë “kokë më kokë” me Rogertin nga votat e publikut, ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për rezultatin.

Ajo e ka “thumbuar” hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse e ka pranuar verdiktin e ndjekësve.

“Më vjen keq që shkon Rogerti para meje, sepse ka ofenduar shumë. Por vendos publiku,” – është shprehur ajo.

Ndërkohë rrjeti po zjen nëpër komente se si Rogerti arriti të kalojë në finale ndërkohë që ata e kanë dashur gjithnjë jashtë shtëpisë dhe se sondazhet e bëra nëpër rrjetet sociale e kanë shpallur gjithnjë humbës.

Nuk po ngelet pa përmendur se votat mund të jenë të manipuluara, pasi sipas tyre po fiton arroganca e Rogertit përballë mirësisë së Brikenës.

Related Posts

E rëndë! Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, u ndalua duke shitur kok*ainë

Muri kundër murit. Kështu e përshkruan media ndërkombëtare fundin e negociatave mes SHBA dhe Iranit që dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Bisedimet vazhduan për…

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Muri kundër murit. Kështu e përshkruan media ndërkombëtare fundin e negociatave mes SHBA dhe Iranit që dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Bisedimet vazhduan për…

Temperaturat e larta “godasin” fëmijët! Mjekja Bushati: Dhimbja e kokës tek fëmijët mund të paralajmërojë epilepsi

Dhimbjet e kokës mbeten një nga ankesat më të shpeshta në moshat pediatrike, duke shqetësuar jo pak prindërit. Mjekja neuropediatre, Aida Bushati thotë se të tilla shqetësime…

MËSOHET DATA SE KUR DALIN PENSIONET SHTESË

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së…

Horoskopi ditor, e hënë 13 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre te t’i zgjidhni ato para se gjendja…

Sjellin fat dhe shumë pasuri. Çdo shtëpie i duhen këto 5 gjëra, tërheqin lekët pa e kuptuar..(VIDEO)

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që ndikon në të…