Edi “thërret” Ivankën në Vlorë ta shpëtojë nga dosjet e SPAK, historia e një blofi mediatik kryeministror

Ditën e sotme në kazanët mediatikë të Edi Ramës u shpërnda si rrufe lajmi se në Shqipëri ka mbërritur Ivanka Trump, e cila po ishte strehuar në vilat qeveritare në bregdetin e Vlorës. Fantazia e harlisur mori jetë pasi në të njëjtën ditë në këtë qytet kishte ardhur dora vetë kryeministri i vendit, nga ku u stis një program ku vetë Edi Rama do të drekonte me vajzën e Presidentit të SHBA.

Lajmi i shpërndarë si erë në të gjithë eterin mediatik, u përgënjeshtrua shumë shpejt dhe doli se në realitet Ivanka ishte në një ndeshje boksi me babain e saj. E njëjta histori me disa muaj më parë ku mediet ramiste nxorrën prezent dhe dhëndrin Kushner, ndërkohë që ai ishte në një aktivitet tjetër.

Prodhimi i këtij lajmi nga entourage i Edi Ramës vjen në një moment delikat të këtij të fundit, ku prodhimi i një suporti familjar nga presidenti i SHBA prodhon imazh presioni në Shqipëri ndaj dosjeve që janë në ekzekutim e sipër.

Thellimi i hetimeve të SPAK mbi dosjet e Ballukut, me zbardhjen e pasurive të paligjshme dhe hapjen e dy dosjeve të tjera sensitive, si aeroporti i Vlorës dhe tenderi i Portit të ri të Porto Romanos, duket se kanë trazuar shumë stabilitetin mendor të Edi Ramës, duke krijuar një pasiguri të frikshme për të.

Përfshirja e tij në këto dosje dhe faktimi i abuzimeve si grup kriminal me Ballukun ka shqetësuar kryeministrin shqiptar, i cili nëpërmjet tureve të tij në organizatat të ndryshme socialiste kërkon të shmangë problematikat nga situata kriminale ku ai ndodhet.

I ndodhur me “shpatulla në mur”, nga BE dhe kryesisht nga Gjermania, të cilët i kanë mbyllur derën e integrimit në mënyrë brutale, duke i hedhur në erë paketën e mashtrimit që fitoi 83 mandatet, Edi Rama kërkon të shpikë pseudo lajme me vajzën e presidentit amerikan, për të shpëtuar nga situata e rëndë ku ndodhet.

Lajmi me vajzën e Trump është turpi i një dështaku që nuk ka qenë në gjendje prodhojë substancë gjatë 13 viteve pushtet, por ka induktuar vetëm një imazh të remë nëpërmjet kazanëve mediatikë që i ka pompuar me para të grabitura nga taksat e shqiptarëve.

Edi Rama pasi i ka konsumuar të gjitha truket propagandistike me atlete dhr brekushe nëpër takime me liderë botërorë, ka rënë në niveline përdorimit të fëmijëve të presidentit amerikan për të shitur pseudo imazh si njeri që ka mbështetje të familjes presidenciale.

Lajmi i sotëm me Ivankën ishte një nga truket e tij për të shitur forcë me imazh të rremë për të goditur në një shënjestër si SPAK, për intimidimin e këtij institucioni që të tërhiqet nga faktet e tmerrshme që nxijnë dosjet e tij dhe të bandës së tij.

Historia e Ivankës demonstroi mjerimin propagandistik të Edi Ramës dhe rrënimin e qeverisjes së tij në nivele të turpshme, ku blofe mediatikë të këtij niveli plasin si tullumbace pa prodhuar asnjë efekt veç këtij imazhi të pështirë.

Related Posts

Mjeku paralajmëron se konsumimi i xhenxhefilit shkakton…

Xhenxhefili (Zingiber officinale) është përdorur për mbi 2,000 vjet në mjekësinë tradicionale — dhe shkenca moderne konfirmon shumë nga vetitë e tij shëruese. Nga qetësimi i të…

Meteorologia befason me parashikimin: Në fund të Prillit prisni…

Sot shënohet një nga ditët më të nxehta të këtij viti deri më tani, duke sjellë ndjesinë e parë të verës, edhe pse kalendarikisht jemi ende në…

Pensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes afateve optimiste dhe rrezikut…

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë…

Lajm i keq për mërgimtarët në gjermani

Qeveria në Gjermania ka miratuar një paketë të re reformash shëndetësore që përfshin vendosjen e një takse mbi pijet e gazuara me sheqer, duke nisur nga viti…

Apeli i GJKKO merr vendimin e rende per Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka vulosur këtë të mërkurë qëndrimin në paraburgim të kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese shqyrtoi kërkesën e…

“Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit….