‘Ti mbaron për Selinën, e mban mend kur më the që e du…’ Rogerti ja plas faktet Mirit në tavolinë, ja si justefikohet ai! (VIDEO)

Darka e shumëpritur e katër finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5” ka prodhuar sërish dinamika dhe përplasje të forta.

Në vend të një atmosfere festive dhe paqësore, tryeza është kthyer në një fushëbetejë provokimesh, këtë herë mes Rogertit dhe Mirit, e cila ka përfunduar me largimin e këtij të fundit.

​Gjithçka ka nisur kur Rogerti ka vendosur të “ngacmojë” Mirin lidhur me raportin e tij me Selinën.

Gjatë bisedës, Rogerti ka nisur të flasë për “xhelozinë dhe dashurinë”, duke i lëshuar një deklaratë të drejtpërdrejtë:

​“Dashurinë, dashurinë! Mbaron ti për Selinën.”

​Miri është shprehur i habitur dhe ka mohuar menjëherë me një “Jo” të prerë, por Rogerti ka vazhduar të insistojë, duke i thënë se e ka gabim.

I lodhur nga ky diskutim dhe duke mos dashur të bjerë pre e lojës së nervave, Miri ka marrë vendimin të ngrihet dhe të largohet nga tavolina.

​Kur Rogerti e ka pyetur pse po ikën, Miri i është kthyer me një ton plot ironi:

​“E di pse iki? S’e përballoj dot. Do rrish vetëm.”

​Por as kjo nuk e ka ndalur Rogertin. I pashqetësuar nga braktisja, ai i ka thënë Mirit se nuk e ka problem të qëndrojë vetëm dhe se kjo tërheqje nuk është një strategji që të çon drejt fitores: “Më plasi. E ça mendon se e kam problem unë të rri vetëm? Po ti vërdallë do jesh… Por kjo nuk të ndihmon me fitu, kjo që ikën.”

​Dialogu është mbyllur me një tjetër batutë thumbuese nga Miri teksa largohej, duke ia lënë “rrugën e hapur” kundërshtarit të tij: “S’ka gjë, e fiton ti.”

​Ky moment ka ndezur menjëherë rrjetin. Ndjekësit po diskutojnë jo vetëm strategjitë e Rogertit për të destabilizuar kundërshtarët, por edhe nëse ka vërtet një pëlqim të fshehtë të Mirit ndaj Selinës apo ishte thjesht një provokim për ta nxjerrë nga kontrolli.

Related Posts

Tërmeti që ndryshoi përgjithmonë fytyrën e Tokës

Tërmeti i vitit 2015 që ndryshoi përgjithmonë fytyrën e Tokës Në orën 11:56 paradite, Nepali jo thjesht u drodh, por u zhvendos. Brenda vetëm 30 sekondash, i…

E rëndë! Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali, u ndalua duke shitur kok*ainë

Muri kundër murit. Kështu e përshkruan media ndërkombëtare fundin e negociatave mes SHBA dhe Iranit që dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Bisedimet vazhduan për…

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Muri kundër murit. Kështu e përshkruan media ndërkombëtare fundin e negociatave mes SHBA dhe Iranit që dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për paqe. Bisedimet vazhduan për…

Temperaturat e larta “godasin” fëmijët! Mjekja Bushati: Dhimbja e kokës tek fëmijët mund të paralajmërojë epilepsi

Dhimbjet e kokës mbeten një nga ankesat më të shpeshta në moshat pediatrike, duke shqetësuar jo pak prindërit. Mjekja neuropediatre, Aida Bushati thotë se të tilla shqetësime…

MËSOHET DATA SE KUR DALIN PENSIONET SHTESË

Në Kosovë po vazhdojnë diskutimet intensive për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së…

Horoskopi ditor, e hënë 13 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre te t’i zgjidhni ato para se gjendja…