Frika nga bombolat e gazit / Shpërthimi i fundit në Lezhë, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën

Pamje si ato të disa ditëve më parë në një biznes në Lezhë, i cili pothuajse u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi i gazit, nuk janë raste të izoluara.

Përdorimi i gazit të lëngshëm për ngrohje apo gatim mbart me vete rreziqe të cilat shmangen vetëm duke ndjekur protokollet e mirëpërcaktuara, pasi ndryshe nga zjarret e shkaktuara nga faktorë të tjerë, zjarri i shkaktuar nga rrjedhja e gazit merr përmasa në pak sekonda dhe shpesh sjell pasoja fatale.

Eksperti Shkëlqim Goxhaj thotë: “Duhen zgjedhur bombola të sigurta. Nuk duhen të rimbushen në autogaz, pasi ato janë për makina. Dhe të vendosen në ballkone, jo në ambiente të brendshme. Më problematike janë bombolat portokalli. Ato janë bombola kampingu dhe nuk duhet të rimbushen sepse nuk ofrojnë siguri”.

Ndërsa në biznese gazi ruhet në depozita dhe ajo duhet të instalohet jashtë dhe larg biznesit. Dhe hapi i parë i çdo dite të re pune duhet të jetë ajrosja e ambientit pa ndezur asnjë dritë apo pajisje.

Por, si mund të mbrohemi nga një shpërthim i mundshëm gazi në banesa?

“Nëse konstatojmë se ka rrjedhje gazi, duhet të ajrosim ambientin. Dhe më pas të njoftohen shërbimet e emergjencës. Për të dedektuar nëse ka rrjedhje gazi mund të përdoren dedektorë që japin sinjal”, thotë Goxhaj.

Krahasuar me vite më parë, numri i ngjarjeve me burim gazin si shkak të zjarrit në banesa apo biznese ka pësuar rënie dhe vërehet një ndërgjegjësim i qytetarëve në përdorimin e gazit të lëngshëm për ngrohje apo gatim.

Related Posts

Çfarë po paralajmëron Rogerti? Deklarata për Selinën dhe Mirin ndez rrjetin

Ka mbetur vetëm pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP 5” dhe tensionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin. Banorët po përplasen ashpër me njëri-tjetrin,…

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kërkoni te provoni përvoja te reja, por kur partneri t’iu beje…

Nga akυzë për vr*sje në pafajësi totale – detaji për vajzën e saj do t’ju lërë pa fjalë…

Një gjykatë në Brazil ka shpallur të pafajshme një grua 43-vjeçare, e cila kishte pranuar se kishte shkaktuar vd ekjen e partnerit të saj, në një rast…

“Kam 16 vite që”/ Edisa u përgjigjet TROÇ aludimeve për një marrëdhënie me Mateon

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorja e BBVA5 Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe thashethemet që e lidhin atë me…

Burri zbulon një derë të fshehur në shtëpinë e tij, e hap atë dhe nuk mund t’i besonte syve…

Sekreti I Murit Të Vjetër: Zbulimi Që E Ktheu Të Kaluarën E Një Familjeje Kokëposhtë! Ruperti (Rupert) investoi gjithçka për të blerë një shtëpi të vjetër me…

EMRI/ U fut për të grabitur një banesë, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë në Fier

Personi në foto është 47-vjeçari Ilir Zarka, i cili humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte tentuar të kryente një vjedhje në Fier. Viktima ka tentuar…