“Janë ndërtuar qytete nëntokësore”, avokati: Ka një plan për shfarosjen e popullsisë së planetit, do bëjnë holokaust

Avokati Zaçe Islami, i ftuar në emisionin “7pa5”, në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka deklaruar se ekziston një plan për të zvogëluar popullsinë e planetit. Sipas tij, miliarderët e botës kanë ndërtuar bunker dhe tunele nëntokësore, në të cilat kanë gjithçka që i duhet për të jetuar për një periudhë 10-vjeçare.

Pse miliarderët po ndërtojnë bunker në shtëpitë e tyre? Për tu mbrojtur nga çfarë?

Avokat Islami: Bunkerët i ndërtojnë dhe kanë bërë jo vetëm bunker, por tunele dhe qytete nëntokësore, 4 ose 5 kate, me gjithçka që i duhet një njeriu për të jetuar aty 10 vjet. Kanë qëllim të zbatojnë objektivin e tyre, atë të zvogëlimit të popullsisë, të zbatimit të atyre porosive që ishin shkruar në katër shyllat e Xhorxhias, në SHBA. Shkruar në 10 gjuhë të botës, ato thoshin që popullsia e globit nuk duhet t’i kalojë 550 milionë banorë. Ata kanë ndërtuar këto tunele që të bëjnë holokaust në të gjithë botën dhe të mbetet një pakicë e vogël njerëzish që do qeverisin gjithë globin pastaj. Janë disa mendime utopike të njerëzve të çmendur. Ata harrojnë që ka një Zot. Ata mund të futen në tunele të jetojnë, por ka një Zot që jep një atak, një hemoragji dhe i lë gjërat përgjysmë. Kështu ata nuk mund të realizojnë atë që kanë planifikuar. Bunkerët janë për përdorim të përkohshëm, jo të përjetshëm. Dhe ata që i kanë bërë këto bunkere e mendojnë se do ta bëjnë këtë tokë çiflig e kanë gabim. Toka është e Zotit dhe ta ka dhënë me qira.

A ka Rama një bunker të vetin?

Avokat Islami: Nuk e di që të ketë bunker të vetin. Atë Bunk’Artin që kishte bërë Eneveri në Dajt e keni parë të gjithë dhe e shikoni. Një idiotizëm për mendimin tim. Atëherë na dukej sikur po bëhej një mrekulli. Kryeministri ynë është një marionetë në duart e tyre, zbaton urdhrat që i japin ata. Vetë s’ka logjikë dhe aftësi të bëjë diçka të tijën. Ata botërorët tallen, ai shkarravit atje dhe na i shet ne për piktura.

Ka një skenar që e përfshin gjithë botën drejt shfarosjes. Për çfarë kohe flasim?

Avokat Islami: I kanë bërë planet me kohë, i dimë planet. Po i zbatojnë. E filluan zbatimin e tyre me “plandeminë”. Gjithçka e planifikuar. Jeta po tregon ditë për ditë atë që kam thënë në TV tuaj. Ata filluan t’i zbatojnë me vaksinimin. Po vdes tani vajza 18 vjeç me infarkt. Këto janë me kohë të publikuara jashtë shtetit. Atp porositë e atyre pllakave të mëdha në Xhorxhia po i zbatojnë një për një. Nuk dihet kush ishte autori i atyre pllakave. U zhdukën në kohën që ishte Trump President. Janë ata që nxisin çdo gjë për ta shkatërruar botën. Kanë urdhëruar që të mos mbillet. U ngritën bujqit e Gjermanisë që bllokuan Berlinin dhe u detyrua qeveria të tërhiqej. Në Evropë fatmirësisht kemi shtete kombe, nuk u ecin këto plane se janë të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin./vizionplus.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Balluku ja ka thënë troç fare Ramës”, Zaçe Islami zbulon sherrin e madh! Rama merr vendimin e beftë

Tensionet në majat e politikës shqiptare duket se kanë arritur kulmin. Një përplasje e fortë mes figurave kyçe të qeverisë po përflitet në prapaskenë, ndërsa deklaratat e…

Edisa Demollari flet pas daljes nga “Big Brother VIP 5”: “Nuk kam pasur lidhje me Mateon”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka reaguar publikisht lidhur me raportin e saj me Mateon dhe dinamikat brenda shtëpisë, gjatë një interviste në rubrikën…

“Qeka vesh si rumun që bën pazar te gabi!” Komenti epik për Ronaldon bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për rekordet e tij në fushë, por këtë herë, “golin” ia ka bërë një komentues në llogarinë…

Ja çfarë kanë rezervuar yjet për javën e ardhshme: Dashi dhe Shigjetari kryesojnë renditjen e 12 shenjave të zodiakut sipas fatit nga 13 deri më 19 prill 2026

12. Peshorja Me të gjithë planetët që lëvizin nëpër Dash, ndiheni padyshim të lënë pas dore. Në fakt, le të jemi të sinqertë: ndiheni plotësisht të shtypur,…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë

Policia e Vlorës zbardhi sot në mbrëmje (12 prill) detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur në zonën e “Skelës”, ku një fëmijë humbi jetën pasi ra nga…

Dalin rezultatet e para në zgjedhjet e Hungarisë, ja kush kryeson

Rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet parlamentare në Hungari tregojnë një avantazh të forcës politike Tisza, të udhëhequr nga Peter Magyar, ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor…