47-vjeçari rr*het nga një grup adoleshentësh dhe ndërron jetë para syve të djalit të vogël

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është regjistruar gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në qytetin e Massa-s, në Itali, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm.

Sipas mediave italiane, viktima është përfshirë në një përplasje me një grup prej katër ose pesë personash të paidentifikuar. Gjatë incidentit, ai ka rënë në tokë dhe ka goditur rëndë kokën, duke pësuar më pas edhe një arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, të cilët kanë kryer manovrat e reanimacionit në vendngjarje, 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa viktima ndodhej në një restorant familjar së bashku me djalin e tij të mitur dhe partneren. Sipas hetimeve paraprake, një grup adoleshentësh të moshës 16 deri në 18 vjeç kishte qenë duke shkaktuar shqetësime, duke hedhur shishe drejt një dritareje të lokalit. Në këtë moment, viktima dhe kunati i tij kanë ndërhyrë për t’i ndaluar, duke u përpjekur të qetësonin situatën.

Përplasja verbale dhe fizike është përshkallëzuar shpejt, duke çuar në sulmin që rezultoi fatal. Burri ka rënë në tokë gjatë konfliktit dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Gjithashtu, kunati i tij është plagosur gjatë përplasjes dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, djali 11-vjeçar i viktimës ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë dhe ka marrë ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.

Pas incidentit, autorët janë larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga forcat e policisë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit e kësaj ngjarjeje tragjike.

Related Posts

E FUNDIT: U shtirën si agjentë të BKH-së – rrëmbejnë ndërtuesin në mes të Tiranës, dalin fotot e autorëve

Në media është publikuar fotoja e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës. Të dy kanë rënë në pranga,…

Pas Rogertit, Miri thyen kutinë e emergjencës/ Merr avantazhin e fortë në lojë!

Pas Rogertit, Miri u bë banori i dytë që vendosi të thyejë një nga kutitë e emergjencës të vendosura brenda shtëpisë, duke sjellë kështu një moment interesant…

Zbulohet një vendim top sekret i Hashim Thaçit i vitit 2011

Gazetari dhe aktivisti i njohur, Blerim Shala, ka zbuluar detaje të panjohura nga prapaskenat politike të vitit 2011. Sipas tij, kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi, kishte…

FOTO/ Brikena del nga BBVA, por fansat e ‘mbysin’ me surpriza në ditëlindje!

Me rastin e ditëlindjes së bukuroshes e cila sot mbush 26-vjet jetë, fansat e saj dhe te Mateos u kujdesën ti bëjnë surprizën më të bukur. Ajo…

Zaçe Islami tro’ndit publikun, çfarë po ndodh me ilaçet në Shqipëri! E besoni?

Një deklaratë e fortë ka tronditur opinionin publik në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe cilësinë e ilaçeve në treg. Avokati Zaçe Islami ka hedhur…

Qyteti amerikan që jep 15 mijë dollarë për banorët që shkojnë për të jetuar aty

Detroiti po ofron mijëra dollarë në para të gatshme për të joshur njerëzit të zhvendosen atje, ndërsa zyrtarët përpiqen të ringjallin popullsinë dhe ekonominë e qytetit. Një…