EMRI/ U fut për të grabitur një banesë, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë në Fier

Personi në foto është 47-vjeçari Ilir Zarka, i cili humbi jetën në rrethana të pazakonta, teksa kishte tentuar të kryente një vjedhje në Fier.

Viktima ka tentuar të futet në një banesë duke thyer xhamin e dritares. Ai dyshohet se është ngjitur me ndihmën e një stoli, por gjatë përpjekjes për të hyrë, ka humbur ekuilibrin pasi stoli i ka rrëshqitur nga këmbët.

Për pasojë, gjysma e trupit i ka mbetur e bllokuar në dritare, duke mbetur i varur për orë të tëra gjatë natës, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Tr upi i pajetë është konstatuar në orët e mëngjesit nga një fqinj, i cili kujdesej për banesën në mungesë të pronarit, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Sipas Nikollaq Lules, vëllai i pronarit të banesës, shtëpia trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ai shton se fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë konstatuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit.

Related Posts

Paratë dhe pushteti vijnë me THASË, kjo shenjë horoskopi hyn në dekadën më me fat të jetës

Sipas interpretimeve astrologjike, dhjetë vitet e ardhshme pritet t’u sjellin Bricjapëve përparim të ndjeshëm në fushën e financave, karrierës dhe ndikimit shoqëror. Bricjapët njihen për këmbënguljen, disiplinën…

Çfarë po paralajmëron Rogerti? Deklarata për Selinën dhe Mirin ndez rrjetin

Ka mbetur vetëm pak ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP 5” dhe tensionet brenda shtëpisë kanë arritur kulmin. Banorët po përplasen ashpër me njëri-tjetrin,…

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kërkoni te provoni përvoja te reja, por kur partneri t’iu beje…

Nga akυzë për vr*sje në pafajësi totale – detaji për vajzën e saj do t’ju lërë pa fjalë…

Një gjykatë në Brazil ka shpallur të pafajshme një grua 43-vjeçare, e cila kishte pranuar se kishte shkaktuar vd ekjen e partnerit të saj, në një rast…

“Kam 16 vite që”/ Edisa u përgjigjet TROÇ aludimeve për një marrëdhënie me Mateon

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorja e BBVA5 Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe thashethemet që e lidhin atë me…

Burri zbulon një derë të fshehur në shtëpinë e tij, e hap atë dhe nuk mund t’i besonte syve…

Sekreti I Murit Të Vjetër: Zbulimi Që E Ktheu Të Kaluarën E Një Familjeje Kokëposhtë! Ruperti (Rupert) investoi gjithçka për të blerë një shtëpi të vjetër me…