E fundit! Aksion i madh në Tiranë

Aksion i madh në Tiranë
Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku Policia e Shtetit, së bashku me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.

Burime për mediat bëjnë me dije se operaiconi është shtrirë në disa zona të kryeqytetit, përfshirë afër Kopshtit Zoologjik të Tiranës ku operonin dy prej këtyre call-centerave dhe tjetra në zonën e Rrugës së Kavajës.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe autoritetet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe Austri, të cilat kanë përcjellë informacionet fillestare që kanë çuar në nisjen e hetimeve rreth dy vite më parë.

Sipas të dhënave paraprake, në këto ambiente dyshohet se kanë qenë të angazhuar rreth 70 operatorë, të cilët, sipas hetimeve, përdornin skema të sofistikuara mashtrimi për të zhvatur qytetarë europianë. Deri më tani raportohet për disa arrestime, ndërsa Prokuroria ka lëshuar 9 masa sigurie për persona të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Katër prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët vijojnë kërkimet.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhjetëra pajisje elektronike, kompjuterë dhe materiale të tjera të përdorura për aktivitetin e dyshuar, si dhe shuma të konsiderueshme parash që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Operacioni vijon ende dhe pritet që në orët në vijim të kemi dhe një reagim zyrtar nga autoritetet.

Related Posts

🔅- H0T BRlDE 5-🔅

Je 60 vjeçe dhe më sjell dashnoret ne shtepi, djali tr*ndit mamanë: Me thonë djali i k*rvës

Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës…

“800 veta e kërkuan maleve…”, mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin…

‘Gjëegjëza e psikopatit’: A guxoni të zgjidhni gjëegjëzën që do të zbulojë shumë për karakterin tuaj?

Dhe tani kemi ardhur te famëkeqja “Gjëgjëza e psikopatit”, e cila, sipas ekspertëve, do të zbulojë shumë për karakterin tuaj dhe atë që jeni në gjendje (mos)…

ZJARR I FUQISHËM NË TIRANË – PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PALLAT TE “FARMACIA 10” (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët. Flakët…

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

Dashi Dite e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit dhe…