Qëllohet me breshëri armësh çifti, vritet i riu 20-vjeçar, plagoset vajza që e shoqëronte
SUEDI – Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Helsingborgut, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një e re ka mbetur e plagosur rëndë. 🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢 𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧 𝐦ë ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐡𝐚𝐩 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭🡇
Viktima është identifikuar si M.Ll., 20 vjeç, dhe dyshohet se është me origjinë nga Fier, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Sipas mediave suedeze, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ndërsa autorët kanë hapur zjarr ndaj të rinjve në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Policia suedeze ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të identifikuar si autorë të dyshuar.
Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, ndërsa pritet që dëshmitë dhe provat materiale të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të sulmit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar në Suedi dhe në vendlindje, ndërsa hetimet vijojnë.