Skip to content

Heroizëm në fIakë! Zjarrfikësit nxjerrin të moshuarën mes tymit

Pamje tronditëse janë regjistruar nga zjarri në një kompleks banimi përballë spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tirana, ku një e moshuar shihet teksa ndihmohet të dalë mes flakëve.

Situata në vendngjarje paraqitet e rënduar, ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në godinë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për evakuimin e banorëve që ndodheshin në pallat në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.

Published inTë Fundit