Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi
Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tiranë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Në reagimin e tij, Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.

Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”

Related Posts

Bënte çdo ditë disa km në këmbë për të arritur te nxënësit, historia e dhimbshme e mësuesit nga Maliqi që u gjet i pajetë sot në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrethin e Devollit, ku një mësues u gjet i pajetë në rrugë të enjten. Mësuesi Alban Bejleri ushtronte profesionin në…

“Ngjarje e rëndë: Dy vëllezërit i mårrin j𝑒tën motrës pasi u zbulua lidhja e saj”

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë je*tën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur. Dy vëllezërit…

Ngjarje tr*nditëse – Njerka mbyll në kafazin e qenit vajzën 22 vjeçare me nevoja të veçanta

Një ngjarje makabre ka tro nditur Teksasin, ku një vajzë 22-vjeçare me aftësi të kufizuara u gjet e mbyllur me dh*në në një kafaz qeni, në oborrin…

Shenjat e para në lëkurë që nuk duhet t’i injoroni – paralajmërimi i fshehtë i trupit tuaj që mund të ndryshojë gjithçka!

Lëkura e njeriut tregon historinë e jetës sonë — çdo njollë, shenjë apo rrudhë është rezultat i viteve të ekspozimit ndaj diellit. Por ndonjëherë, poshtë këtyre ndryshimeve…

“Nuk do të vonohem…” – Fjalët e fundit të një babai që nuk u kthye më kurrë

Një ngjarje tragjike ka tr*nditur një familje dhe gjithë komunitetin, pasi një ditë e zakonshme pune përfundoi në mënyrën më të dhimbshme të mundshme. Një baba i…

Horoskopi për 17 Prill: dashuri, para dhe sfida që nuk i prisnit

Dashi Ndikimi i yjeve do jete shume i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Ata do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do ndiheni…