×

Djegia e pallatit ne Tiranë, reagon Rama…

Reagon Rama: Pallati që u dogj dje, do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi
Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tiranë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Në reagimin e tij, Kreu i Qeverisë thekson se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke nënvizuar se sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me ndërtimin e objektit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit të banesave dhe përgjegjësinë e kompanive të sigurimit në raste të tilla.

Më poshtë reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”

Related Posts

SH0KUESE/! Shikoni pamjet se çfarë ngjarje të çuditëshme kanë kapur kamerat e sigurisë në këtë vend..(VIDEO)

Sh*kuese: pamjet nga kamerat e sigurisë që po bëjnë xhiron e rrjetit Ajo që dukej si një ditë krejt normale në këtë vend, u kthye papritur në…

Sara Hoxha mbushet me lule pas festës/ Nga kush i mori? (Foto)

Pas përfundimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” dhe festës së madhe që bëri bashkë stafin dhe ish-banorët, producentja Sara Hoxha duket se po…

Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg! Siguria kombëtare në rrezik!

BIRN/ Në fund të shkurtit 2025, llogaria në Telegram me emrin “Homeland Justice” mori një mesazh të shkurtër nga një blerës i interesuar për të dhëna të…

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 prill 2026

Dashi Ndikimi i Venusit do jete mjaft i rëndësishëm gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Ai do ju nxite te tregoheni me te hapur me partnerin…

Detajet dhe pamjet shokuese te termetit te fuqishem

Japonia është vënë në alarm nga sizmiologët pas një tërmeti me magnitudë 7.7, i cili shkaktoi panik dhe plagosi gjashtë persona, dy prej tyre rëndë. Autoritetet urdhëruan…

Veliaj kërkesë të papritur Gjykatës Administrative: Seancat duhet të transmetohen live

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live të seancave gjyqësore. Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi…