Ditë të vështira në qeli për Ilir Metën: Po më bëjnë këtë gjë

Ish-Kreu i Shtetit dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë audio nga qelia, duke treguar se po i mohohen të drejtat, disa po i shkelen e të tjera në mënyrë abuzive po tjetërsohen.

Meta është vizituar në qeli nga përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, i cili ka marrë edhe kontakt me drejtuesit e Burgut “Jordan Misja” në Tiranë, duke i ballafaquar me pretendimet e Ilir Metës.

“… ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij. Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër”, thotë Ilir Meta.

Presidenti thotë se ajo që e ka shqetësuar më shumë ka qenë takimi që përfaqësuesi i KSHH ka zhvilluar me shefin e Policisë së Burgut, i cili është shprehur se Ilir Meta del në ajrosje si gjithë të tjerët.

“Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha. Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit”, nënvizon Meta,

Related Posts

Rusia k*rcënon hapur territorin europian

Tensionet mes Rusisë dhe vendeve europiane janë rritur pas deklaratave të fundit nga Moska për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se fabrikat…

I fundit! Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese, ja kush përfiton

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre…

“Rikthehen reshjet e shiut, do të vijojnë deri…”/ Paralajmëron IGJEUM: Ja kush janë zonat që rrezikojnë përmbytje

Sipas të dhënave, orët e mbetura të kësaj së mërkure dhe dita e enjte, do të karakterizohen nga reshjet e shiut në të gjitha qarqet e Shqipërisë….

Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese, ja kush përfiton

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre…

Edi Rama merr goditjen fatale, njeriu i afërt e tradhton, merr vendimin drastik

Lëvizje të forta në majat e pushtetit kanë tronditur skenën politike në Tiranë. Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë një goditje të papritur nga një prej…

S*lmi vd*kjeprurës në shkollën e mesme në Turqi, nxënësi hyri brenda ne klase dhe hapi zjarr në dy klasa, më pas i dha fund jetës

Të tjera detaje mësohen nga sulmi me 4 persona të vrarë dhe 20 të plagosur në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş të Turqisë. Sipas mediave, mes…