Mateo ka menduar të lërë shtepine e “BBVA”?

Mateo Borri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Big Brother Radio”, ku ka folur për përjetimet e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe rrugëtimin që e ka çuar deri në finale.

I ftuar nga ish-konkurrentja Heidi Baci, Mateo ka ndarë detaje mbi eksperiencën e tij gjatë këtij sezoni, duke u shprehur se gjithçka ka qenë intensive dhe e papritur që nga hyrja në lojë.

Ai aktualisht është përzgjedhur si finalisti i dytë i këtij edicioni, një moment që sipas tij ka ardhur si rezultat i gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Borri ka komentuar edhe raportin e tij me Brikena Selmanin, si dhe momentin e dasmës që ata zhvilluan brenda programit, një nga episodet më të komentuara të sezonit. Ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për marrëdhënien e tyre aktuale, por ka lënë të kuptohet se eksperienca ka qenë e fortë emocionalisht.

Një tjetër moment që ai ka kujtuar gjatë bisedës ka qenë dëshira për të dalë nga loja në ditët e para. Mateo u shpreh se në natën e parë ka menduar seriozisht largimin, pasi nuk e kishte pritur formatin dhe hyrjen në “akuarium”, siç e quajti ai shtëpinë. Sipas tij, e gjitha lidhej me ndjesinë e ambientit të mbyllur dhe presionin e menjëhershëm të lojës.

“I vetmi moment që kam thënë të dal jashtë ka qenë dita e parë, natën e parë, sepse nuk e prisja të hyja në atë ambient,” u shpreh ai.

Finalja e madhe e këtij edicioni pritet të zhvillohet të shtunën, ku do të vendoset edhe fituesi i këtij sezoni të Big Brother VIP.

Related Posts

“Ordiner! Të përjashtohet!”/ Ndjekësit shρërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit! (VIDEO)

Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka…

‘Do themi e gjetëm në rrugë’! Detaje tr*nditëse nga dr*gimi dhe brάktisja nga tre djem e 19-vjeçares shqiptare që hυmbi jetën në Greqi

Argostol, Greqi, 15 prill 2026 – Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tro nditëse mbi vd ekjen e 19-vjeçares shqiptare Myrto, e cila u gjet e…

“Janë 7 godina të ndërtuara me të njëjtin material”, shokon inxhinieri: Çfarë do ndodhë me ato?

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i ftuar në nje emision televiziv ka folur lidhur me zjarrin e rënë të martën në një pallat tek farmacia 10 në Tiranë….

“Baballarët i nxirrnin fëmijët natën në rrugë dhe vetë…”, prokurorja zbulon detaje tronditëse nga shfrytëzimi

Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogajt iu dha masa arrest me burg, ndërkohë që 4 zonja, që shoqëronin fëmijët në rrugë u lanë me…

Miri suprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj unë BBVIP, dua ta fitoj…

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta…

Tatuazhi i motrës së Mateos bëhet viral në rrjet (Foto)

Vëmendja e publikut ndaj personazheve të njohur dhe familjarëve të tyre shpesh kalon në “mikroskop”, ku nuk shpëton asnjë detaj. Së fundmi, në qendër të ironisë dhe…