“Janë 7 godina të ndërtuara me të njëjtin material”, shokon inxhinieri: Çfarë do ndodhë me ato?

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç i ftuar në nje emision televiziv ka folur lidhur me zjarrin e rënë të martën në një pallat tek farmacia 10 në Tiranë. Duleviç gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk është zbatuar asnjë rregull i sigurimit teknik që në momentin e projektimit.

Sipas tij zjarri u përhap për shkak të fasadës dhe mungesës së elementëve të duhur. Ai ndër të tjera tha se nga pamjet që ka parë e përjashton pjesën e zjarrëvënies së qëllimshme.

“Këto fasada shpesh herë shërbejnë ose përdoren dhe nga bizneset pasi është ndërtuar edhe pallati edhe për të kaluar linjat elektrike të reklamave dhe tubave të kondicionimit. Pra që është e paligjshme dhe shpesh herë përdorin, le të themi, materialet jo të duhura që mund të shkaktojnë shkëndi elektrike.

Sepse po ta shikosh aty ka marrë si kollon. Janë shtatë godina aty me të njëjtin material, ne të gjithë biem dakort që ai materiali është, le të themi, jo i duhuri sepse e pamë, merr flakë shpejt me sekonda e shkrumbon komplet.

Ky pallati këtu, kjo godina këtu është thënë që do rindërtohet. Po janë dhe ato godinat e tjera që janë të banuara. Ato godinat që janë, do i hiqet ai materiali që është i rrezikshëm? Se nesër një person i papërgjegjshëm mund të vejë t’i vëri flakën ose një shkëndijë elektrike se ka dhe qytetarë aty që i kanë tjetërsuar ambientet.

Pra ato janë projektuar një pjesë për apartamente. Plani elektrik është llogaritur për apartament dhe i japin me qera për biznese. Pra ndryshojnë tipologjinë e ambientit. Pra si i jepet kjo leja? Kush e miraton atë biznesin atje?”, tha ai.

Related Posts

“Ordiner! Të përjashtohet!”/ Ndjekësit shρërthejnë ndaj Ilir Shaqirit pas këtij veprimi kundrejt Moza Ahmetit! (VIDEO)

Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”. Ajo që nisi si një shaka…

‘Do themi e gjetëm në rrugë’! Detaje tr*nditëse nga dr*gimi dhe brάktisja nga tre djem e 19-vjeçares shqiptare që hυmbi jetën në Greqi

Argostol, Greqi, 15 prill 2026 – Mediat greke kanë publikuar detaje të reja tro nditëse mbi vd ekjen e 19-vjeçares shqiptare Myrto, e cila u gjet e…

“Baballarët i nxirrnin fëmijët natën në rrugë dhe vetë…”, prokurorja zbulon detaje tronditëse nga shfrytëzimi

Eles Brahimaj, Rakip Sinani, Mikel Rama dhe Miklovan Gogajt iu dha masa arrest me burg, ndërkohë që 4 zonja, që shoqëronin fëmijët në rrugë u lanë me…

Miri suprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj unë BBVIP, dua ta fitoj…

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta…

Tatuazhi i motrës së Mateos bëhet viral në rrjet (Foto)

Vëmendja e publikut ndaj personazheve të njohur dhe familjarëve të tyre shpesh kalon në “mikroskop”, ku nuk shpëton asnjë detaj. Së fundmi, në qendër të ironisë dhe…

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares: Hυmba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!” (VIDEO + FOTO)

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se vajza e tij nuk kishte asnjë lidhje…