Ngjarje e rëndë, 3 persona të vdekur brenda një banese, dy prej tyre fëmijë! Detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ditën e sotme (16 prill).

Një zjarr përfshiu një banesë në Malishevë, ku ndodheshin anëtarët e një familjeje sipas raportimeve të para.

Mediat informojnë se deri tani ka 3 viktima për shkak të asfiksisë, një burrë dhe dy fëmijë (dyshohen babai dhe fëmijët e tij).

Policia e Kosovës njoftoi edhe detajet e para të ngjarjes dhe dinamikën.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

Media kosovare informon se “babai me dy fëmijët po dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr kaploi hapësirën e tyre në një banesë kolektive në Malishevë”.

Babai është 35-vjeçar ndërsa dy fëmijët janë të mitur, 9 dhe 12-vjeçar.

Detajet e ngjarjes pritet të zbardhen më tej nga autoritetet kosovare, por paraprakisht dyshohet për një aksident,

Related Posts

Nuk arrita as t’i puth për herë të fundit – rrëfimi që të copëton zemrën nga tragjedia në familjen Berisha

Tragjedia që tronditi Malishevën, ku humbën jetën Ilir Berisha, 35 vjeç, dhe dy fëmijët e tij të mitur, vajza Naile dhe djali Kujtimi, vijon të rëndojë mbi…

“Mundohu sa të duash, nuk e bën dot!”/ Arbër Hajdari thumbon Arbana Osmanin për Ferma VIP!

Deklaratat e opinionistit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në “Top Albania Radio”, kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet. Fjalët…

Horoskopi, E premte 17 prill 2026/ Yjet ‘shpërthejnë’ sot! Dashuria, tradhtitë dhe surprizat që askush s’i priste

Dashi Ndikimi i yjeve do jetë shumë i fortë sot në jetën tuaj sentimentale, duke ju udhëhequr drejt vendimeve të duhura. Do ndiheni më të qetë dhe…

“O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Dashi, paralajmërimi i fortë i Meri Gjinit

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe…

Autobusi bie në përrua dhe përfshihet nga flakët, 14 v iktima dhe 29 të p lagosur (VIDEO)

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik në jug të Ekuadori. Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës…

Aksident i rëndë në Friuli, kamioni përplaset me furgonin frigoriferik, v des shoferi italian, plagoset rëndë ai shqiptar!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Friuli të Italisë, me bilanc një të vdekur dhe një të plagosur. I plagosuri është një…