Përplasja në studion e Top Story mes Alfred Lela dhe Grida Duma degjeneroi në një nga momentet më të tensionuara televizive të kohëve të fundit, duke çuar në largimin e Lelës nga emisioni në mes të transmetimit.
Debati nisi fillimisht me tone të forta, por brenda pak sekondash kaloi në përplasje personale. Lela vuri në dyshim qasjen e moderatores, ndërsa Duma reagoi duke theksuar rolin e saj si drejtuesja e studios dhe kufijtë që duhen respektuar në një debat publik.
Situata u përshkallëzua kur Lela përdori një gjuhë sfiduese dhe provokuese, duke ironizuar kontrollin e moderatores mbi emisionin. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Dumës, e cila e konsideroi komunikimin të papranueshëm dhe jashtë etikës televizive.
Ajo i kërkoi drejtpërdrejt të largohej nga studio, duke theksuar se nuk do të toleronte tone fyese apo sjellje që cenojnë standardin e debatit publik.
Pjesë nga debati që ndezi përplasjen:
Grida Duma: “Top Channel të do ty këtu për të thënë të vërtetën.”
Alfred Lela: “Pse çfarë ishte e pavërtetë? Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë.”
Grida Duma: “Se çdo ‘Topi’ ta tregoj unë tani. Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti.”
Alfred Lela: “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam nxënësit yt, as rrogëtari jot. Atë gishtin gjej vend e fute, ose fute ku të duash.”
Grida Duma: “Të nxjerr ty dhe shumë të tjerë që flasin kështu nga studio.”
Grida Duma: Ti je opinionist i ftuar. Ta drejtoj gishtin sa herë të dua dhe të nxjerr jashtë sa herë të dua. Gishtin fute ti…
Alfred Lela: Unë iki.
Grida Duma: Ik dil përjashta
Pas këtij momenti, situata doli jashtë kontrollit dhe ndërhyrja e moderatores u bë përfundimtare: Lela u detyrua të largohej nga studio, duke e mbyllur debatin në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Ky episod rikthen në vëmendje tensionin e lartë që karakterizon debatet politike në ekranet shqiptare, ku shpesh kufiri mes debatit profesional dhe konfliktit personal bëhet i paqartë.
Në këtë rast, përplasja nuk ishte më për çështjen në diskutim, por për autoritetin, respektin dhe mënyrën se si zhvillohet komunikimi publik në media do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE