Një person ka ndërruar jetë në Maliq, në fshatin Marjan.
Viktima është një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në shkollën e zonës.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të procesit mësimor.
Mësuesi me iniciale A.B. është gjetur i pajetë në rrugë, ndërsa po shkonte drejt makinës së tij.
Dyshohet se shkaku i vd*kjes është një infarkt i papritur.
Për shkak të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore, trupi do të transportohet drejt morgut të spitalit të Korçës pas disa orësh.
Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes