Ministria e njoftoi me dhimbje! Ndahet nga jeta artisti i madh shqiptar

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të lahutarit të njohur Jonuz Delaj, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për kulturën shqiptare. Ai theksoi se Delaj, i ardhur nga Malësia e Madhe, u njoh si “magjistari i lahutës” dhe si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

Sipas ministrit, për Delajn lahuta nuk ishte thjesht një instrument muzikor, por një dëshmi e gjallë e identitetit dhe historisë së shqiptarëve. Gonxhja kujtoi se kjo trashëgimi merr sot një domethënie edhe më të madhe, në kohën kur lahuta shqiptare është shpallur nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një vlerësim që nderon edhe figura si Jonuz Delaj, të cilët e ruajtën dhe e përcollën në formën më të pastër.

“Me ndarjen nga jeta të Jonuz Delaj, kultura shqiptare humbi jo vetëm një lahutar, por një epokë të gjallë të kujtesës sonë historike. I ardhur nga Malësia e Madhe, ai u njoh si “magjistari i lahutës” dhe shpesh u cilësua si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

Siç rrëfehet edhe në reportazhe kushtuar jetës së tij, Jonuz Delaj e mbarti lahutën si pjesë të qenies së vet, duke kënduar këngë epike të mësuara gojarisht, pa shkrim e pa skenografi, vetëm me kujtesën, zërin dhe forcën shpirtërore. Për të, lahuta nuk ishte instrument, por dëshmi e identitetit dhe e historisë shqiptare.

Sot, kjo trashëgimi merr një domethënie edhe më të madhe, në kohën kur lahuta shqiptare gëzon statusin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s – një vlerësim që nderon edhe figura si Jonuz Delaj, të cilët e ruajtën atë në formën më të pastër.

Ai u largua nga jeta, por zëri i tij mbetet i gdhendur në tingullin e lahutës, në epikën shqiptare dhe në kujtesën tonë kolektive. Institucionet shqiptare janë të angazhuara për ruajtjen, përcjelljen brezave dhe edukimin mbi dijebërjen, që thesaret tona të traditës të jetojnë, të tregohen e të ushtrohen përgjithmonë.” -shkruan Ministri Blendi Gonxhja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Zbulohen surprizat për finalistët e BBV 5? Ja kush pritet t’i vizitojë në natën finale

Ndërsa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 po afron, kanë nisur të qarkullojnë detaje interesante mbi surprizat që priten për banorët. Sipas burimeve, për…

Dëshmia në sallën e gjyqit, cili ishte roli i të riut shqiptar në ngjarjen ku hυmbi jetën19-vjeçarja

Djali 26-vjeçar, ish-peshëngritës, ishte i pari nga tre të akuzuarit që u paraqit sot në mëngjes para gjykatës për të dhënë dëshmi lidhur me vd ekjen e…

A e dini pse gjithe bota na quan Albania? Ja arsyeja qe cdo shqiptar duhet ta dije

“Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që…

Rogerti bën deklaratën sh*kuese: Lekët e çmimit i dua për djalin, e ndiej që s’do jetoj..

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është shoqëruar me një nga rrëfimet më të forta dhe më drithëruese të gjithë këtij edicioni. Gjatë…

Nuk i mbajtën frenat/ Kamioni merr përpara 5 automjete, raportohet për dy të pIagosur

Një aksident është shënuar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që po transportonte rërë për punimet në këtë rrugë ka…

Vajza e vogël dëgjon një zhurmë të çuditshme në mur, i tregon babait – më pas zbulojnë arsyen

Gjithçka filloi si një pasdite e qetë në kopsht. Një ditë ku gjithçka dukej e zakonshme dhe pa asnjë shqetësim. Dielli ishte i ngrohtë, ajri i qetë,…