Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut.
Në reagim theksohet se, kërcënimet ndaj Kryeziut, janë bërë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para dejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore’’, thuhet në reagim.
Postimi
Reagim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ndaj kërcënimeve të bëra nga një person i dyshuar për vepra penale ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu
Prishtinë, 17 Prill 2026 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.
Kosovë/ Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu, autori dyshohet një person me precedentë penalë
Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.