Mbrëmjen e djeshme, “Ferma VIP” solli një nga momentet më të pazakonta dhe më të komentuara të këtij edicioni.
Konkurrenti Klod Dedja mori një surprizë mjaft të veçantë nga partnerja e tij, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur në ambientet e fermës me një maskë, të cilën refuzoi kategorikisht ta hiqte për të mbrojtur identitetin e saj nga publiku.
Megjithatë, sekreti nuk ka zgjatur shumë jashtë mureve të shtëpisë.
Sipas informacioneve dhe fotove të siguruara nga “Piranjat News”, partnerja e Klodit quhet Ersa Kana dhe ka një diferencë moshe prej plot 25 vitesh me banorin e “Ferma VIP”.


Një detaj tjetër që ka konfirmuar identitetin e saj është zbuluar në rrjetet sociale, ku si Klodi ashtu edhe Ersa, mbajnë në bio-t e tyre të Instagramit linkun e një biznesi të përbashkët.
Pavarësisht diferencës së moshës dhe distancës fizike që i ndan aktualisht, Klodi nuk i kurseu deklaratat e forta të dashurisë në transmetim live, duke theksuar se Ersa ka ndryshuar tërësisht kuptimin e tij për ndjenjat.
“Ersa është një vepër arti. Kemi vjet e pak bashkë, por na duket si 3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë dashuria për një femër… Ne kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë. Ndihem në faj që jam brenda. E kam merak Ersën.”
Mes puthjeve, përqafimeve dhe porosive për t’u kujdesur për veten, Klodi i bëri partneres së tij edhe një premtim të madh publikisht:
“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë!”