Selin Bollati është shpallur fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Mes 4 finalistëve, Armir Shahini, Rogert Sterkaj dhe Mateo Borri, balerina triumfoi me votat e publikut duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në fund Selin ishte në podium me Mirin, me të cilin zhvilloi pjesën më të madhe të lojës brenda në shtëpi.
Nga ndryshimi i marrëdhënies me Mirin, romanca me Gimbon e deri te përplasjet me Rogertin, Selin arriti të “rrëmbejë” zemrat dhe votat e publikut duke u bërë kështu fituese e këtij edicioni, duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Nata e djeshme në spektakël u shoqërua me surpriza të vazhdueshme nga familjarët e banorëve, lot gëzimi dhe emocione të forta.