Reagon Miri, ja çfarë thotë për Selinën pasi ajo u shpall fituese e BBVA5

Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë.

Gjithashtu, Miri foli edhe për fituesen e këtij edicioni, Selin Bollati, ku u shpreh se i është bërë qejfi që banorja ka fituar çmimin e madh, duke shtuar se profecia e tij ka dalë, pasi këngëtari është shprehur në shtëpinë e BBVIP që, po ta fitonte Selin, e kishte fituar edhe ai.

Ndërkohë, ai ka shtuar se nuk është bërë pishman për rrugëtimin e tij në BBVIP dhe se ky edicion i ka marrë më të mirën, pasi sipas tij publiku ka njohur një anë tjetër të këngëtarit.

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri.

Related Posts

“Me ty nuk kam asgjë, vetëm keqardhje”/ Indri i bën deklaratën e papritur Vanesës (Video)

Pasi Vanesa vendosi të sakrifikojë lidhjen e saj jashtë për të ndjekur ndjenjat që kishte krijuar për Indrin, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë…

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Ja si përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Selin arriti një sukses të madh mbrëmjen e djeshme, duke triumfuar dhe duke rrëmbyer zemrat e publikut, çka e çoi drejt shpalljes si fituesja e “Big Brother…

Nga pagat te udhëtimet, qiratë dhe hotelet, deputetët shpenzuan miliona euro në vitin 2025! Morën shpërblime të “majme”

140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar mbi 7 milionë euro në vitin 2025. Nga të dhënat e publikuara nga Kuvendi, deputetët morën paga prej më…

“Doli profecia…”, u rendit i dyti në finalen e BBVA, deklarohet për herë të parë Miri

Armir Shahini, i njohur ndryshe si Miri, ishte finalist i këtij edicioni të BBVA-së, duke u renditur i dyti në finalen e madhe. Pas përfundimit të spektaklit…

Ekskluzive/ Gimbo i përlotur, Selin habit me deklaratën e fortë pas fitores (Video)

Momente emocionale janë shënuar menjëherë pas finales së Big Brother VIP Albania, ku protagonistët kryesorë kanë ndarë ndjesitë e tyre të para. Gjatë një interviste për Top…

“Nuk do të jem më i mirë!” – Trump kërcënon Iranin: Nëse s’pranoni marrëveshje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin, në vazxhdën e zhvillimeve të fundit, teksa Teherani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit. Në një postim në Truth…