×

‘Babi jam e kujdeshme, mos u shqetëso’! I ati i 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën në Greqi: ‘Do të doja të mos e kisha lënë të dilte atë natë’

Babai i 19-vjeçares shqiptare Myrto, e cila humbi jetën në rrethana ende të paqarta në Greqi, ka ndarë rrëfimin e tij të dhimbshëm për mediat greke, duke kujtuar momentet e fundit me të bijën.

I tronditur nga humbja, ai tregon se biseda e fundit mes tyre ishte e zakonshme, si mes çdo prindi dhe fëmije. “E kisha këshilluar për gjithçka. Ajo më thoshte: ‘Babi, jam e kujdesshme, mos u shqetëso’,” rrëfen ai, duke shtuar se vajza e tij ishte e qeshur dhe plot jetë në momentin kur u largua nga shtëpia atë natë.

Sipas tij, askush nuk mund ta parashikonte tragjedinë që do të pasonte. 19-vjeçarja u gjet më pas e braktisur në rrugë, në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta dhe nën hetim nga autoritetet.

“Isha krenar për të. Ishte e bukur, e lumtur. Nuk e duroj dot… Sapo u kthyem nga funerali,” shprehet ai mes emocionesh të forta.

Babai i saj thekson se mendimet e tij rikthehen vazhdimisht te momenti i fundit që kaluan së bashku, duke u përballur me ndjenjën e fajit dhe pyetjen se çfarë mund të kishte bërë ndryshe. “Do të doja të mos e kisha lënë atë natë. Është një mendim që të mundon çdo ditë. U bëj thirrje të gjithë prindërve të jenë më pranë fëmijëve të tyre, para se të jetë tepër vonë,” shprehet ai.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 20 prill 2026

Dashi Rutina ka rrezik te shkaktoje shume probleme sot ne jetën tuaj ne çift. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Beqaret do…

Sherr i dh*nshëm në Vlorë! I riu goditet nga disa persona – pamje tr*nditëse

Një sherr mes të rinjsh është regjistruar sot në Vlorë, ku një person është goditur me shkeIme dhe gru*shte, në zonën e Plazhit të Vjetër. I riu…

Deklarata të Çakos për Mira Muratin: pretendime mbi ‘qeveri botërore në hije’ dhe emërimi si kryeministre

Në një emision televiziv, analisti Alfred Çako ka bërë një sërë deklaratash kontroverse lidhur me figurën e teknologjisë shqiptare Mira Murati, duke pretenduar pjesëmarrjen e saj në…

Mister i madh! Shtëpia e Bardhë heton vd*kjet e 11 shkencëtarëve

Vd ekja në vitin 2022 e studiueses amerikane Amy Eskridge është rikthyer në vëmendjen publike, pasi është përfshirë në një listë prej 11 rastesh që po lidhen…

Tr*nditëse! Sanitarja grabit pasurinë marramendëse të familjes shqiptare – zhduket çanta me diamante

Një histori besimi të thyer dhe vjedhjeje në shifra rekord është zbardhur në një nga rezidencat më të shtrenjta të kryeqytetit. Një shtetase nga Filipinet, e punësuar…

“Thërrisni shpejt Again”- Ulërima në Ferma VIP, situata del jashtë kontrollit (Video)

Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit. Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje…