×

Euro prek minimum historik! Ja me sa këmbehet

Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë të hënë, një euro është këmbyer me mesatarisht 95.5 lekë, që është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Në raport me vjet zhvlerësimi është rreth 3%, dhe sipas Bankës së Shqipërisë ky dobësim lidhet me fluksin e lartë të valutës në treg, ndikuar nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja.

Forcimi i lekut ka dhënë efekte edhe pozitive edhe negative në ekonomi. Eksportuesit, familjet që mbahen nga remtiancat dhe ata që kanë të ardhura në euro janë më të dëmtuarit nga kjo rënie, ndërsa importuesit fitojnë pasi po shpenzojnë më pak para për të blerë mallra në euro nga jashtë.

Gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalë, pasi me afrimin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim.

Për të mbajtur nën kontroll kursin euro-lekë, banka qendrore ka ndërhyrë vazhdimisht vjet duke blerë euro në treg, pikërisht për të zbutur rënien e saj, çka tregon se pa këto ndërhyrje, zhvlerësimi mund të ishte edhe më i thellë.

Në 2025-ën Banka e Shqipërisë bleu rreth 1 miliard euro me qëllim stabilizimin e monedhës evropiane dhe rritjen e rezervës valutore. Megjithëse shifra e blerjeve ishte në rekord historik, përsëri rezultuan të pasuksesshme për të stabilizuar kursin, pasi monedha evropiane vijoi të zhvlerësohet.

Related Posts

Lek i madh për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Pas pozicionimit…

Moti bën kthesën e papritur sot

Ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut…

Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nëna me 6 fëmijët

Një nënë dhe gjashtë fëmijë të moshës nga tre deri në 11 vjeç u vranë në një shpërthim dhe zjarr në një shtëpi në qendër të Pensilvanisë….

Pse çmimi i naftës rritet shpejt, por ulet ngadalë

Çmimet e karburanteve në tregjet me pakicë nuk lëvizin në të njëjtin ritëm me çmimin e naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Edhe kur nafta bie ndjeshëm në…

Video prekëse nga Vlora: Qyteti i të moshuarëve, ku rinia mbetet vetëm një kujtim i largët

Një video e mbërritur së fundmi në redaksinë tonë përcjell një realitet sa të dhimbshëm, aq edhe alarmant për një nga qytetet më të rëndësishme bregdetare të…

Ç’po ndodh në Tiranë? Persona të dyshimtë tentojnë të rr*mbejnë fëmijët, institucionet asnjë reagim

Një tjetër denoncim shqetësues është publikuar këtë të hënë duke ngritur alarmin për sigurinë e fëmijëve në zonat periferike të Tiranës. Një qytetare ka deklaruar për JOQ,…