×

Shuhet biznesmeni dhe ish-kandidati i PD-së

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Konispoli! Biznesmeni i njohur, Fatmir Shero ka ndërruar jetë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Lajmi i kobshëm për ndarjen e tij nga jeta është bërë publik nga i biri, Arjol Shero. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e të atit dhe ka bërë me dije edhe detajet e ceremonisë mortore.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim të dashur, Fatmir Shero. Varrimi do të bëhet ditën e enjte, më 23 prill, në orën 10:00, në varrezat e Vlorës. Miq, shokë dhe të afërm janë të mirëpritur të na gjenden pranë në këtë dhimbje të madhe. Zoti e mëshiroftë dhe e pastë në kujdesin e Tij”, shkruan ai.

Ndarja nga jeta e Fatmir Sheros vjen si një goditje e rëndë për Konispolin dhe zonën përreth, ku ai njihej si një sipërmarrës i suksesshëm dhe një njeri i përkushtuar ndaj komunitetit. I lindur dhe rritur në këtë qytet, ai nuk u shkëput kurrë nga vendlindja, duke kontribuar ndër vite si në administratë, ashtu edhe në fushën e biznesit, ku investimet e tij ndikuan drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës.

Përtej angazhimit profesional, Shero do të kujtohet si një njeri i thjeshtë, i drejtpërdrejtë dhe gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Për shumë familje dhe bashkëqytetarë, ai ishte një mbështetje e rëndësishme dhe një zë i fortë për çështjet e komunitetit. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, ai kandidoi për kryetar bashkie në Konispol, duke dëshmuar angazhimin e tij për të kontribuar edhe në jetën publike dhe për të sjellë ndryshim në qytetin e tij.

Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatmir Sheros. PËrmes rreshtave, Zhupa e cila edhe në rrjetet sociale është parë teksa ka ndarë shumë biseda me biznesmenin si dhe përgjatë gjithë rrugëtimit të tij në politikë i ka qëndruar afër, e ka përshkruar atë si një njeri të përkushtuar, biznesmen të suksesshëm dhe mbi të gjitha një njeri që i qëndroi gjithmonë pranë komunitetit të tij.

“Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatmir Sheros. Një lajm që na tronditi të gjithëve dhe që lë pas një boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë.

Fatmiri do të kujtohet si një njeri i përkushtuar, biznesmen i suksesshëm, familjar model dhe një zë i rëndësishëm në komunitetin e tij. Kandidat i opozitës për kryetar bashkie në Konispol në vitin 2023, ai dha shembullin e një qytetari që beson dhe lufton për qytetin e tij.

Në takimin tonë në nëntor, ai ishte i shqetësuar për situatën dhe fushatën dizinformuese kundër mandarinave vendase. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do të ishte takimi ynë i fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe dhe qoftë i parajsës”, shkruan Zhup, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Drejt romancës me Olën, zbulohet lidhja e Adionit me këngëtaren e famshme jashtë Ferma VIP

Reality show Ferma VIP duket se po zhvillon diskutime të shumta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Adioni. Fermeri është bërë i njohur për afrimitetin e…

Deklaratë B0MBË nga historiania greke për shqiptarët -“Shqiptarëve u kemi borxh shumë”

Kështu shprehet historiania e njohur Greke Mariana Koromila e cila vetquhet “Arvanite nga Athina” dhe vazhdon më poshtë .. “Fryemi si gjela dhe krenohemi që njohim historinë…

“Isha në gjendje të tërbuar”/ Del në gjyq shqiptari që vr*u me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dr*matike me nënën e Albës

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili vr au me çekiç të shoqen dhe e fshehur trupi në papafingo,…

Monika i pyet: “Keni bërë dashuri pas daljes?”/ Habit me përgjigjen Mateo

Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e shumëpritur e “Post Big Brother VIP Albania”, një episod që kishte ngjallur kuriozitet të madh tek publiku që prej përfundimit…

Deti fshehu të vërtetën për një vit… ajo që u gjet në kurthin e gaforreve po tmẹrron të gjithë

Rritja e rrjeteve sociale ka krijuar një lloj të ri figurash publike, njerëz që ndajnë çdo ditë jetën e tyre me mijëra ndjekës. Prandaj, kur një grua…

E tr*shtë/ Kjo është mësuesja 27 vjeçare që ndërroi jetë pas lindjes së binjakeve në Shkodër! (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë…