Nëse vezët tuaja kanë një rreth jeshil rreth të verdhës, kjo do të thotë se janë zier më shumë seç duhet. Ky rreth gri-jeshil krijohet kur vezët qëndrojnë gjatë në ujë të valë ose nuk ftohen menjëherë pas zierjes. Shkaku është një reaksion mes sulfurit në të bardhën dhe hekurit në të verdhën, që formon një substancë të quajtur sulfid hekuri.
Megjithëse veza mbetet e sigurt për t’u ngrënë, kjo është shenjë se cilësia ka rënë: e verdha bëhet e thatë dhe pluhur, ndërsa e bardha gome. Në disa raste, konsumimi i ushqimeve të gatuara gabim mund të shkaktojë fryrje, rëndim stomaku ose tretje të vështirë, sidomos te personat me stomak të ndjeshëm.
Ekspertët thonë se mënyra më e mirë është t’i zieni 9–12 minuta, pastaj t’i vendosni menjëherë në ujë me akull. Kjo ndalon reaksionin kimik dhe ruan ngjyrën e verdhë të bukur.
Pra, rrethi jeshil nuk është helmues, por është sinjal i qartë se vezët janë zier tepër dhe kanë humbur shijen perfekte.