Këshilltari i PS në Bashkinë e Tiranës Alfred Muharremi ka propozuar sot që transporti publik t’i kalojë si shërbim shtetit, duke theksuar se është e patolerueshme që njrëzit të lihen në rrugë.
Muharremi ka postuar një foto ku shfaqet një numër i madh qytetarësh, teksa presin në stacion për urbanin.
“I shqetësuar nga vendimarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqipëtare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.
Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërisht e mbajtën të pa ndryshuar…. sot sërisht bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë.
Pra me pak fjalë abuzim total. Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”, shkruan Alfred Muharremi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE