Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme, ku një nënë 46?vjeçare ka humbur jetën bashkë me dy prej fëmijëve të saj, ndërsa i treti ndodhet në reanimacion në gjendje kritike. Prokuroria ka hapur një dosje hetimore për të sqaruar rrethanat e aktit, edhe pse autorja e veprës penale nuk jeton më.
Avokatja Anila Halili, e ftuar në Euronews, theksoi se pas lindjes së fëmijës së fundit gruaja kishte shfaqur shenja depresioni post?partum dhe kishte kryer disa ndërhyrje psikologjike.
“Një nga hipotezat e prokurorisë është se depresioni e ka çuar në këtë gjest makabër, por nuk ka ende bindje të plotë nëse ka pasur edhe elemente të tjera,” u shpreh Halili.
Bashkëshorti i saj ka deklaruar se ndodhej në banesë, por nuk arriti të parandalonte hedhjen nga ballkoni. Versioni i tij pritet të sqarohet më tej gjatë marrjes në pyetje.
Ndërkohë, fqinjët dhe të afërmit e kanë përshkruar gruan si të qetë, të rezervuar dhe fetare, pa shenja të dukshme që mund të paralajmëronin një akt të tillë.
Avokatja ngriti pikëpyetje mbi rolin e institucioneve, duke theksuar se nëse kishte sinjale të hershme për rrezikshmëri, duhej të ishte marrë në mbikëqyrje për të parandaluar tragjedinë.
“Zonja 46-vjeçare ka humbur jetën, bashkë me dy fëmijët e saj dhe një i tretë pra është në reanimacion i shtruar në një situatë shëndetësore tepër e rëndë. Me siguri me pasoja tepër të rëndësishme, por të paktën i ka shpëtuar vd ekjes.
Mund t’i themi për sa i përket domethënë shkaqeve që ka shtyrë zonjën që të kryej një akt vërtetë kaq ë kaq makabër, jo vetëm pra vetëvrasja, por dhe dënimi i fëmijëve domethënë në vd ekje. Edhe pse autorja e veprës ka humbur jetën është hapur një proces penal sepse është shumë i rëndësishëm për të sqaruar dhe për të shqyrtuar të gjitha elementet si ka mundësi që kjo nëna në një moment sepse nuk kishte shfaqur probleme psikologjike.
Deri më sot elementët në fakt është konstatuar që pas lindjes së foshnjës së fundit domethënë që është katër muajsh fatkeqësisht që humbi jetën pra me të zonja ka pasur një depresion pas lindjes. Një depresion i lehtë mund ta quajmë. Një nga mund ta quajmë hipotezat, dyshimet e prokurorisë janë edhe problemet apo konfliktet në familje. Në momentin e ngjarjes bashkëshorti ka ndodhej në shtëpi, por nuk ka mundur të parandalojë ngjarjen e rëndë.Ai është i dyshuari kryesor”- tha Halili për Euronews Albania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE