“Ne bëmë ṡ*kṡ gjatë një video-telefonate dhe 66-vjeçari po e shikonte”, dëshmia e mikut të vajzës që vd*q në Greqi!

Detaje të reja po dalin në dritë për rastin e vd ekjes së 19-vjeçares Myrto në Kefaloni.

Miku 23-vjeçar i vajzës së ndjerë, i cili vetëidentifikohet si grua trans me emrin “Olivia”, ka dhënë nga burgu versionin e tij për atë që ndodhi në dhomën nr. 10 të akomodimit në Argostoli, pak para se e reja të gjendej e pajetë.

Duke folur për “Star Tv” ai deklaroi se e kishte njohur Myrton rreth një muaj e gjysmë më parë, në një dasmë në Argostoli, dhe që prej asaj kohe kishin një marrëdhënie shoqërore.

Sipas tij, ai jetonte në Athinë dhe ishte kthyer në Kefaloni për Pashkë, periudhë gjatë së cilës ishin takuar dy ose tre herë për kafe ose pije.

Gjithashtu, ai hodhi poshtë kategorikisht akuzat e babait të 19-vjeçares se ishte i përfshirë në rrjete dr*ge apo shfrytëzimi, si dhe çdo lidhje me organizata kriminale.

“Myrto kishte një llogari në OnlyFans”

23-vjeçari pretendoi se përmes avokatit të tij është dorëzuar tek gjyqtarja hetuese material që, sipas tij, provon se Myrto kishte një llogari në platformën OnlyFans. Materialet janë mbledhur, sipas tij, nga motra e tij.

Ai shtoi se 19-vjeçarja njihte një burrë 66-vjeçar, i cili i kishte dërguar 220 euro përmes sistemit IRIS dhe kishte marrë pjesë në një video-thirrje me ta atë natë.

Sipas tij, 66-vjeçarin e kishte njohur përmes një gruaje trans rreth 40 vjeçe dhe kishin komunikuar me mesazhe dhe video-thirrje.

Ai pretendoi gjithashtu se Myrto ishte takuar me këtë burrë dy herë, një herë në Athinë dhe një herë në Kefaloni, dhe se kishin planifikuar të udhëtonin bashkë gjatë verës.

Çfarë ndodhi natën fatale në dhomën e akomodimit

Duke përshkruar ngjarjet e asaj nate, ai tha se pasi morën paratë, shkuan në dhomën e akomodimit.

Aty, ai u maskua duke veshur paruke dhe grim, pasi do të merrnin pjesë në një video-thirrje me 66-vjeçarin.

Më parë kishin blerë vodka dhe lëngje nga një kafene. Në dhomë, sipas tij, ndërroi rrobat dhe përdori mjete intime.

Ai pranoi gjithashtu se kishte kontaktuar një ish-peshëngritës për t’i siguruar kokainë, duke deklaruar se është përdorues i substancave dhe se ka kërkuar të kryhet test toksikologjik.

Sipas tij, në aktin intim kishte marrë pjesë edhe një djalë nga dhoma ngjitur. Në median greke u raportua se aty gjendej një djalë 22 vjeçar shqiptar me të dashurën e tij.

Kur Myrto pati kriza, transi pretendon se vetë kishte telefonuar ambulancën, ndërsa një person tjetër i grupit dha adresën e Airbnb ku gjendeshin.

Për atë që ndodhi më pas, ai tha se qëndroi në dhomë për të hequr grimin dhe maskimin, ndërsa të tjerët u larguan.

Lidhur me qesen e zezë që mbante, ai shpjegoi se brenda kishte paruken, rrobat dhe të brendshmet që kishte veshur, si dhe shishet e pijeve.

Në fund, deklaroi se i dorëzoi gjyqtares hetuese dy qerpikë artificialë që kishte dhe se e hodhi qesen në një kosh mbeturinash, pa kujtuar saktësisht vendin./TaNea

Related Posts

E vërteta tr*nditëse për mishin e supermarketeve – çfarë po fshehin?

Kur bëhet fjalë për ushqimin në pjatën tuaj, jo çdo mish viçi është i njëjtë. Paketimi i bukur në supermarket mund ta bëjë mishin të duket i…

Edi Paloka: Delet rrinë e shohin se si vidhen nga Rama, ai me gjithë lapanjozët që ka rrotull, bën jetë luksi –

Deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, për pasjen dijeni dhe bashkëpunëtor në skemat korruptive të ish-zyrtarëve të tij. Sipas Palokës, është e pamundur që…

Ngacmoi dy vajza në autobus, arrestohet maniaku 44-vjeçar në Tiranë

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar se ksualisht dy shtetase në një autobus linje në Tiranë. Policia bën me dije se njëra…

Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe…

E bujshme/ Ish-finalisti i BBVA 5 merr ftesë për të qenë pjesë e Ferma VIP?

Një foto po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Mateo Borri, ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, shihet me një zarf të “Ferma VIP” në…

‘Ne e dërguam vajzën nuse, ata na e kthyen në arkivoI’! Familja e Xhuana Nikollajt apel për drejtësi

Më shumë se një muaj pas vde kjes së 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familja e saj kërkon drejtësi, duke ngritur akuza për dh unë ndaj bashkëshortit të saj….