“Andi Maloku i dha gaz makinës kur u pIagos”/ Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin: Krismat zgjatën 20 sekonda

Ish-prokurori dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019 në Durrës, ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Gjatë dëshmisë, Ndoja rrëfeu momentet e sulmit me armë zjarri, duke theksuar se nuk kishte konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë para ngjarjes. Ai tha se më 1 nëntor 2019 kishte nisur ditën normalisht, duke shkuar në punë së bashku me Malokun dhe më pas ishte zhvendosur për drekë në një lokal në zonën e Durrësit, ku ndodhej edhe Aleksandër Laho.

Sipas tij, pasi qëndruan disa orë në lokal, u nisën me automjet drejt zonës së Urës së Dajlanit. Në timon ishte Andi Maloku, pasi Ndoja nuk ndihej mirë, ndërsa Laho ndodhej në sediljen e pasme.

“Kur kemi kaluar zonën pranë hyrjes së autostradës, kanë nisur krismat. Në fillim nuk e kuptova që ishin të shtëna me armë zjarri. Nuk ishin breshëri, por të ndara. Dukej sikur ishin dy armë të ndryshme”, deklaroi ai.

Ndoja theksoi se sulmi zgjati rreth 20 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal pasi u përplas me barrierat. Ai rrëfeu se Maloku, edhe pse i plagosur, arriti të telefononte të atin duke i thënë: “Na kanë gjujt”.

Sipas dëshmisë, Andi Maloku u rrëzua sapo hapi derën e makinës, pasi ishte plagosur rëndë në shtyllën kurrizore. Vetë Ndoja deklaroi se kishte humbur ndjenjat dhe nuk kujton më asgjë pas atij momenti.

Ish-prokurori theksoi se nuk ka dijeni se kush janë autorët e atentatit dhe se nuk i njeh të pandehurit në proces, përfshirë Plaurent Dervishin, të cilin e njeh vetëm si emër nga një procedim i mëparshëm.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka marrë asnjë mesazh apo kërcënim dhe se askush nuk e ka kontaktuar për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. “Nëse do të kisha pasur dyshime, nuk do të dilja në rrugë në atë mënyrë”, u shpreh Ndoja.

Në dëshminë e tij, ai përmendi edhe një informacion të marrë pas ngjarjes, sipas të cilit dyshohej për përfshirjen e Plaurent Dervishit, por theksoi se nuk kishte prova konkrete dhe se kishte kërkuar që çdo dyshim të sqarohej.

Related Posts

Moment prekës, vajza takohet me nënën e zhdukur pas 24 vitesh (VIDEO)

Një moment emocional ndodhi përpara një gjykatë në Karolinën e Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me…

“Jam burrë i martuar”/ Mateo flet për herë të parë për Brikenën: Po bëjmë plane

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Mesazhi prekës i nënës së mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orësh në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur, dy ditë më parë, e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur opinionin publik. 55-vjeçari përshkonte çdo ditë rreth 5 orë rrugë në këmbë…

Sherr ekstrem në Itali/ 70-vjeçari ngre në ajër me eskavator sipërmarrësin shqiptar

Një konflikt i gjatë fqinjësor në Paese të Trevisos në Itali ka përshkallëzuar në një ngjarje të rrezikshme, ku një 70-vjeçar tentoi të godasë dhe më pas…

U qëllua për vd*kje para disa ditësh në Suedi, transportohet në qytetin e Fierit trupi i 20-vjeçarit shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur…

Ilir Meta do të dalë nga burgu? Ja vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Apelin e GJKKO-së kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lidhur me ndryshimin e masës…