‘Ne e dërguam vajzën nuse, ata na e kthyen në arkivoI’! Familja e Xhuana Nikollajt apel për drejtësi

Më shumë se një muaj pas vde kjes së 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familja e saj kërkon drejtësi, duke ngritur akuza për dh unë ndaj bashkëshortit të saj.

Prindërit e të resë kanë rrëfyer dhimbjen dhe rrethanat që, sipas tyre, çuan në humbjen tragjike të vajzës, duke deklaruar se ajo i dha fund jetës pas dh unës së ushtruar.

Nëna e 25-vjeçares u shpreh se lajmi për gjendjen e vajzës i erdhi papritur, ndërsa apeloi që përgjegjësi të vihet përpara drejtësisë.

Edhe babai pretendon se në trupin e vajzës kishte shenja dh une, duke kërkuar nga institucionet hetimore zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas tij, telefoni i viktimës ende nuk është hapur, një element që familja beson se mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave.

Familjarët bëjnë thirrje për kapjen dhe ndëshkimin e bashkëshortit të saj, ndërsa kërkojnë që rasti të hetohet në mënyrë të plotë nga autoritetet.

Ngjarja vijon të mbetet nën hetim, ndërsa familja Nikollaj kërkon drejtësi për humbjen e vajzës së tyre