Nga ‘përplasja’ me Ilir Vrenozin tek ndjenjat për Selin, Miri flet pas BBV: Me bashkëshorten nuk jetojmë bashkë sepse…

Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe jashtë.

Nga debati që Ilir Vrenozi pretendon se ka patur me të, teksa çështja e shumëpërfolur me Selin, Miri i ka treguar të gjithë.

“U gjykova që në fillim. Ata panë potencialin tim nga jashtë dhe kërkonin tu jepja ‘bukë të hanin’.

‘Big Brother’ im ka nisur që ditën e parë. Perfekt është vetëm Zoti kështu që gabime kam bërë. Disa gabime janë dhe pjesë e presionit kur përballesh me uljen e identitetit, kur përballesh me lumë akuzash natyrisht del nga vetja në një mënyrë të caktuar.

Këto janë gabimet për mua, por duke qenë se janë në kuadrin e lojës i kam lënë aty dhe unë e kam treguar që jam njeri me zemër të madhe dhe unë jam Miri i vërteti.

Sa i përket videos së Ilir Vrenozit, ma kanë dërguar shumë. Do thosha vetëm diçka: Debati ka ndodhur para regjistrimit të ‘post-big brother’.

Kam qenë më Arbër Hajdarin dhe Monika Kryemadhin prandaj pyesni ata çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur as tension asgjë.

Deklarata për Selin, ‘E kam si vajzën time’ është keqkuptuar. E kam thënë sepse ashtu e kam ndjerë. E kam adhuruar për atë që ajo është, për guximin, për sjelljen, për zgjuarsinë si vajzën time. E pëlqeja në kuptimin e një ndjenje njerëzore.

Nuk e kisha për dashuri, nuk mund ta doja me zor. E kam dashur vetëm si njeri. Unë nuk kam bërë veprime jashtë kontekstit të shoqërisë. E kam sqaruar, kam dhënë shpjegimin por askush nuk e donte. Ata donin vetëm të më sulmonin në atë pikë. Në atë lojë janë marrë vetëm me mua. Edhe pas ‘Big Brother’, ‘buka’ është miri. Ne kemi patur një raport shumë shoqëror dhe të sinqertë nga ana ime. Pastaj ndodhi që Selin i shkuan informacione nga jashtë, kemi patur presion sepse çdo kush godiste dyshen më të fortë të shtëpisë. Unë tani po bëj reflektimet e mija, nuk e dimë si do shkonte nëse ne nuk do shkëputeshim.

Për bashkëshorten, ne jetojmë larg, e vërtetë. Kjo është e shëndetshme për ne kur i bën gjërat me dashuri dhe mirënjohje. Dashurinë që përcjellim për njëri-tjetrin më pas e përcjellim dhe tek të tjerët. Është e vështirë, por bëhet më e lehtë kur janë këto karakteristika.

Unë e kam patur më të lehtë sepse më kanë ndihmuar të gjithë ta bëj këtë jetë më të thjeshtë. Ne nuk jetojmë bashkë vetëm sepse unë e kam karrierën në Shqipëri. Ne jemi shumë të lumtur bashkë, unë jetoj mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Jam disponibël edhe për familjen por edhe për West Side Family”– tha ai.

Related Posts

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur flemë? Shpjegimi do t’ju habisë

Ju zgjoheni papritur në mes të natës, pothuajse duke u hedhur nga shtrati sepse ndiheshit sikur po binit në nga lartësia. Ju përjetoni një lëkundje, por nuk…

A duhet të flenë bashkë nëna dhe foshnja? Ekspertët japin përgjigjen që surprizon

Shumë prindër dhe veçanërisht nëna kanë frikë ta lënë fëmijën e tyre të flejë vetëm në një dhomë tjetër, ndaj e marrin me vete, qoftë në dhomë…

Pas 24 vitesh ndodh mrekullia! Vajza takon nënën e zhdukur (VIDEO)

Një moment emocional ndodhi përpara një gjykatë në Karolinën e Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me…

“Jam burrë i martuar”/ Mateo flet për herë të parë për Brikenën: Po bëjmë plane

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Mesazhi prekës i nënës së mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orësh në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur, dy ditë më parë, e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur opinionin publik. 55-vjeçari përshkonte çdo ditë rreth 5 orë rrugë në këmbë…

Sherr ekstrem në Itali/ 70-vjeçari ngre në ajër me eskavator sipërmarrësin shqiptar

Një konflikt i gjatë fqinjësor në Paese të Trevisos në Itali ka përshkallëzuar në një ngjarje të rrezikshme, ku një 70-vjeçar tentoi të godasë dhe më pas…