Deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, për pasjen dijeni dhe bashkëpunëtor në skemat korruptive të ish-zyrtarëve të tij. Sipas Palokës, është e pamundur që kryeministri, i cili kontrollon një rrjet të gjerë patronazhistësh, të mos ketë informacion për pasurimin e bashkëpunëtorëve të tij.
Ligjvënësi demokrat pretendon se Rama jo vetëm që është në dijeni, por edhe mbron publikisht ata që “vjedhin për të dhe bashkë me të”.
‘…një fshehje të qëllimshme të të vërtetave që lidhen me grabitjet, me korrupsionin, me vjedhjet që, për fat të keq, çdo ditë e më shumë rriten në këtë vend, pikërisht nga ky grusht njerëzish pra, që rrotullohen te kryeministri dhe që vjedhin për dhe me kryeministrin’, u shpreh deputeti i PD.
Në mbështetje të këtij argumenti, Paloka solli në vëmendje versionet kontradiktore që kryeministri ka dhënë për ndërtimin e vilës së tij në Surrel, duke përmendur si burime financimi paratë e emigracionit, të ardhurat nga libri “Kurban” dhe pasurinë e bashkëshortes së tij, Linda Rama.
Duke e konsideruar sekuestrimin e 20 milionë eurove si “vetëm maja e ajsbergut”, Paloka theksoi se këta individë janë thjesht “fijet e krimit direkt të Ramës”.
Sigurisht që Rama që ka informacion dhe për elementët më banalë të jetës, jo vetëm të atyre që ka rrotull, por dhe të qytetarëve shqiptarë, sepse gjithë strukturën e patronazhistëve në funksion të kësaj e ka, e ka ngritur, nuk mund të mos dijë se çfarë pasurish zotërojnë ata që vjedhin bashkë me të ose që vjedhin për të. Dhe në atë rast, si në shumë raste të tjera, nuk është rasti i parë, ai thjesht është përpjekur të mbrojë publikisht një nga personat që, siç thashë, vjedh për të dhe bashkë me të. Fakti që del blof, as ky nuk është një, një fakt i ri. Ka me dhjetëra e dhjetëra raste kur Rama ka mashtruar me vetëdije të plotë dhe jo për padijeni, sepse për shembull, unë nuk mund të them që Rama nuk ka dijeni se si i ka ndërtuar sarajet e Surrelit. Sepse edhe për këtë rast Rama ka dhënë publikisht tre variante. Njëri që është ndërtuar dhe është bërë me paratë e emigrimit të Ramës, tjetra që është bërë me paratë e Kurbanit, librit të Ramës, dhe e fundit që është bërë me paratë e Lindës të Ramës.
Janë tre variante që kanë dalë nga goja e Ramës këto. Pra, nuk bëhet fjalë për mosinformim, mungesë informimi, por për një fshehje të qëllimshme të të vërtetave që lidhen me grabitjet, me korrupsionin, me vjedhjet që, për fat të keq, çdo ditë e më shumë rriten në këtë vend, pikërisht nga ky grusht njerëzish pra, që rrotullohen te kryeministri dhe që vjedhin për dhe me kryeministrin. Pse shkon tek drejtoresha ti? Ty të ka dalë pastruesja që kishte vjedhur një nga nëpunëset e administratës me qindra mijëra euro të fshehura. Çdo shqiptar me detyrim nga kontrata që ka bërë Rama me ata që kanë aeroportin dhe që gjoja po ndërtojnë aeroportin, ne duhet t’ju paguajmë atyre për biletat e munguara 10 milionë euro në vit. Do të dalin nga xhepi jonë dhe këto. Ne na mjelin përditë. Do të bëjmë të njëjtën gjë me aeroportin e Vlorës. Pra 10 milionë euro për biletat e munguara. Çfarë do të thotë? Që ky aeroport mund të rrijë pa punë, siç është për shembull ai i Kukësit, që tash i kullosin bagëtitë?
Nëse ne, çdonjërit prej nesh, të paktën atyre që kanë, kanë guxim e dinjitet, po të na vinte të na hynte një hajdut në shtëpi, të kapnim një hajdut në shtëpi, apo të kapnim një hajdut që na fuste dorën në autobus, po them, ne mund t’i nxirrnim, ta kapnim për fyti, t’i nxirrnim dhe rrënjat atij hajdutit. Po ta kapnim me dorën në xhep. Ndërkohë ne dorën në xhepin e Edi Ramës kemi 20 e ca vite që e kemi. Nuk na heq dorën nga xhepi. Rrimë e shohim. Delet rrinë e shohin se si përditë e përditë vidhet që Rama të bredh me çarter, të bëjë jetë luksi. Ai me gjithë lapanjozët që ka rrotull tij, vazhdojnë të bëjnë jetë luksi me paratë që na vidhen ne përditë. Që Rama të marri çarterin dhe të shkojë nga Roma në Spanjë, nga Spanja në Abu Dhabi, nga Abu Dhabi në Greqi. Pra të bëjë kokrrën e qejfit me paratë e popullit më të varfër të Europës. Dhe ne vazhdojmë rrimë e shohim dhe ka dhe nga ata që thonë “Ç’janë këto protesta që bën opozita?”.
Absolutisht, këta nuk janë thjesht punonjës të administratës. Këto janë fijet e krimit direkt të Ramës. Sepse punonjës administrate, këta e kanë çuar në 180.000, 190.000 numrin e punonjësve të administratës. Por atyre përveç rrogave qesharake që u mbyllin zërat e tyre dhe votave me numër të familjarëve që ju kërkojnë një herë në dy vjet sa herë ka zgjedhje, nuk marrin gjë tjetër ata. Kurse këta nuk janë thjesht punonjësit e administratës. Thashë, këta janë lidhjet direkt të krimit me Ramën. 20 milionë euro vetëm për tre kokrra. Agasit, Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj. Dhe ju garantoj që janë vetëm maja e ajsbergut të milionave që ata zotërojnë, të milionave që kanë vjedhur, dhe imagjino pastaj që edhe kjo prapë është maja e ajsbergut e atyre që kanë vjedhur për Ramën. Dhe këto, dhe këto të gjitha i bëhen edhe njëherë përsëris popullit më të varfër të Europës.
Realiteti deri tanishëm është ky, asnjë qindarkë nga ato që janë vjedhur dhe për të cilat janë dënuar njerëz, nuk i është kthyer shqiptarëve. Përkundrazi, vazhdojnë t’i gëzojnë ata që i kanë vjedhur. Kështu që këtu ne nuk kemi drejtësi. Nuk bëhet fjalë për drejtësi, sepse ti kap një hajdut që ka vjedhur miliona, ja ta zëmë e dënove gjashtë muaj apo një vit, dhe në fund fare milionat nuk janë kthyer. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk ka vendosur asnjë drejtësi në këtë rast. Hë, nëse përveç dënimit, ti do t’i sekuestroje, do t’i merrje pasuritë që kanë vjedhur, atëherë po, mund të thonin që funksionon drejtësia. Në qoftë se përveç këtyre bashkëpunëtorëve të vegjël të Ramës, ti do të çoje në burg dhe do të sekuestroje pasuritë e kryehajdutit Ramës, atëherë do të flisnim për drejtësi. Po deri tash asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Është një marrëveshje e bërë mes Ramës, drejtësisë të ashtuquajtur të re dhe atyre që janë dënuar, për ta mbyllur këtë qark, për t’u hequr sikur, ja drejtësia po funksionon, korrupsioni po luftohet, edhe në fakt nuk ka ndryshuar asgjë përveç sa muajve burg që kanë bërë viktimat në këtë rast, i dimë të gjithë me emra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE