Athina zyrtare rrëzon deklaratat e Ramës për kufijtë detarë: S’kemi marrëveshje me Shqipërinë! Procesi “ngriu” pas vendimit të Kushtetueses

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive (ZEE), ose ndryshe kufijve detarë, duke hedhur poshtë skenarin për një marrëveshje të afërt dhe dërgimin e çështjes në Hagë.

Burime të larta diplomatike greke bëjnë të ditur për Protothema, se ndonëse çështja ka qenë pjesë e agjendës dypalëshe prej vitesh, procesi është ndërprerë që në momentin kur marrëveshja për kompromisin u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila në thelb e rrëzoi atë.

Sipas të njëjtave burime, aktualisht është pala shqiptare ajo që duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që procesi të mund të rifillojë.

Në të njëjtën kohë, në Ministrinë e Jashtme greke theksohet se përcaktimi i ZEE-së me Shqipërinë nuk përbën më prioritet të menjëhershëm për diplomacinë greke, sidomos pas marrëveshjeve të arritura me vende të tjera të rajonit, si Italia dhe pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon.

Burimet nënvizojnë se, ndryshe nga sa është deklaruar nga z. Rama në intervistën e tij në Forumi i Delfit, nuk ekziston aktualisht asnjë dokument konkret apo tekst i dakordësuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Sa i përket perspektivës, Athina mbetet e fokusuar në zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve dypalëshe, por pa konfirmuar ndonjë progres konkret brenda vitit 2026

Related Posts

Mjekët zbulojnë se ngrënia e arrave indiane shkakton…

Por para se t’i hidhni arrat indiane në plehra, le të ndajmë të vërtetën nga frika. Në realitet, arrat indiane janë shumë ushqyese dhe të shëndetshme për…

“A flirton dot me takat e mia?” / Arbër Çepani si kurrë më parë: Unë kam një fetish për këmbët, të lutem…

Arbër Çepani ka dhënë një intervistë si kurrë më parë në podkastin e Ilnisa Agollit, “Flet”. Ai ka treguar se si një vajzë gjatë një takimi, i…

Sali Berisha nuk ndalet! Zbulon DATËN e protestës së radhës…

Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës. Në një komunikim për mediat ai tha se më 8 maj do organizohet kryengritja më e fuqishme. “Në…

Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Monika tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet me…

Monika Kryemadhi ka zbuluar për herë të parë detaje në lidhje me ndarjen nga ish-bashkëshorti Ilir Meta. Ajo akuzoi ish-kryeprokurorin e SPAK Altin Dumanin se futi përçarje…

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës…

Kreu mάrrëdhënie s*ksuaIe me pacientin me probleme të shëndetit mendor, mjekes i ndodh e papritura

Një mjeke është pushuar përgjithmonë nga puna pasi u shpall fajtore për hyrjen në një marrëdhënie të fshehtë se ksuale me një pacient që kishte probleme të…