Mesazhi prekës i nënës së mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orësh në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

Vdekja e papritur, dy ditë më parë, e mësuesit nga Devolli, Alban Bejleri, ka tronditur opinionin publik. 55-vjeçari përshkonte çdo ditë rreth 5 orë rrugë në këmbë për të mbërritur në fshatin Marjan të Maliqit, ku u jepte mësim dy nxënësve të tij.

“Lotët nuk më mbahen, zemra mu copëtua për dritën e syrit, për shpirtin, për dashurinë e vetme, për birrrrrrriiiiiin që e deshëm dhe na deshte aq shumë po ç’ishte ajo ditë e enjte e zezë për ne! Mami të merrte në telefon çdo mëngjes dhe po atë ditë folëm bashkë: ”Zemra e mamit deri ku je?

Dhe ti më the mbrita mamushi, mos ki merak “mirë zemra mësim të mbarë biri i mamkës dhe u kthefsh shëndosh e mirë , të puth mamka, edhe unë ma ktheu “Po të prisnim o shpirt po Ti nuk na erdhe o zemra jonë !Kurrë nuk u ankove , sado që ishe me tension e diabet !

Ta kisha merakun se ishte rrugë e gjatë niseshe me makinë në orën 5 nga Bilishti dhe e linje tek ura e Lozhanit! 5 vjet ishe në Gribec dhe tani në Marjan një rrugë e vështirë në shi e në borë e bëre atë rrugë për 7 vjet 5 orë, për dy nxënës që i deshe e të deshën shumë ! Në atë fshat të largët u çove laptop, kompjuter që të ishin të përgatitur për jetën dy vogëlushët ! Të gjetëm pas 7 orëve i shtrirë për tokë në atë rrugë që e bëre 7vjet !Oh çna gjeti na coptove zemrën , na shkatërrove shpirtërisht o trim i mamit. Po nuk të erdhi keq për mamin e babin, për dy djemtë Enesin & Anisin , për motrën që të deshi dhe e deshe shumë , për gruan tënde Blerinën , që i le një barrë të rëndë?

Dhimbje, dhimbje e vetëm dhimbje kemi në shpirt , për dritën e syrit ,për shpirtin e mamit, për zemrën e mamit që më hape një plagë të madhe o Alban o emri më i bukuri në botë , plagë për tërë jetën! O zot pse ma more djalin në moshën më të bukur , mami çdo mëngjes të jepte urimin pse nuk më erdhe pse ma copëtove zemrën kjo është padrejtësi !Mbetën fëmijët jetimë , mbeti nusja pa burrë , mbeti motra pa vëllanë dhe mami e babi pa birin , pa dritën e syrit, pa ALBANË ,që nuk do ta harrojmë deri sa ti vemë pranë.

Zemra jonë, ylli i pashuar re në krye të detyrës që e kishe me aq pasion, si komisar i diturisë që në atë fshat të largët malor !Punën e mësuesit e bëre me përkushtim e pasion me durim e fisnikëri, që nxënësve t’ju çoje dituri ! Jemi dhe do të jemi krenarë gjithë jetën për trimin e yllin tonë ALBANIN që na ndriçon lart në qiell !

Shpirti Tënd u prehtë në paqe o Biri jonë ! Të qoftë dheu i lehtë o shpirt ! Qofsh i xhenetit o Alban o zemra jonë! Loti na pikon , zemra na rënkon oh oh birrrriiii që nuk do të harrojmë deri sa të vimë pranë teje shpirrrrrtiii i mamit , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Horoskopi ditor, E Premte 24 Prill 2026

Dashi Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit dhe e ardhmja do…

Mateo zbulon çka i tha nëna për Brikenën

Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mateo Borri, ka folur për herë të parë gjerë e gjatë rreth jetës së tij pas daljes nga…

Pse na duket sikur biem nga lartësia kur flemë? Shpjegimi do t’ju habisë

Ju zgjoheni papritur në mes të natës, pothuajse duke u hedhur nga shtrati sepse ndiheshit sikur po binit në nga lartësia. Ju përjetoni një lëkundje, por nuk…

A duhet të flenë bashkë nëna dhe foshnja? Ekspertët japin përgjigjen që surprizon

Shumë prindër dhe veçanërisht nëna kanë frikë ta lënë fëmijën e tyre të flejë vetëm në një dhomë tjetër, ndaj e marrin me vete, qoftë në dhomë…

Pas 24 vitesh ndodh mrekullia! Vajza takon nënën e zhdukur (VIDEO)

Një moment emocional ndodhi përpara një gjykatë në Karolinën e Veriut, kur Michele Hundley Smith, e cila u raportua e zhdukur në vitin 2001, u ribashkua me…

“Jam burrë i martuar”/ Mateo flet për herë të parë për Brikenën: Po bëjmë plane

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…