Mateo flet troç pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Ai ka folur hapur për lojën, strategjitë dhe sigurisht, për romancën e tij shumë të komentuar me Brikenën.

Mateo i ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë i pavërtetë, duke u shprehur se i vetmi “as” nën mëngën e tij ka qenë sinqeriteti.

“Te unë nuk ekzistonte strategjia, kur kam ndjenja, janë ndjesi… Mateo Borri siç ka qenë brenda është dhe jashtë,” tha ai, duke “thumbuar” ata që sipas tij zgjodhën të viktimizoheshin apo përdorën fjalë të tepërta.

Ai zbuloi se parashikimi i tij brenda shtëpisë e shihte veten të parin, Selinën të dytën, Mirin të tretin dhe Rogertin të katërtin.

Kur vjen puna te dashuria, Mateo duket se është dorëzuar plotësisht: “Kam rënë brenda me Brikenën, i themi në të Elbasanit,” u shpreh ai me humor.

Ai zbuloi se fjalën “Të dua” ia ka shprehur për herë të parë në italisht tek dhoma e make-up-it, por ajo nuk e kishte besuar. Më pas, ky emocion u vulos live gjatë Prime-it kur ajo u eliminua.

Tashmë që janë jashtë, Mateo shprehet me shumë bindje për lidhjen e tyre: “Tani jam burrë i martuar… Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen.”

Për të mbyllur çdo aludim mbi reagimin e familjarëve, Mateo tregoi se nëna e tij është mbështetësja e tij më e madhe në këtë raport.

“Mami është dakord për çdo gjë timen. Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur.

Related Posts

Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Tani jam burrë i martuar!

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Me cilët nga banorët nuk do të flasë pas përfundimit të BBV, ja si u përgjigj Miri?

Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother…

Bënte dush pa hequr lentet e kontaktit, 20-vjeçarja humb plotësisht shikimin (VIDEO)

Një rast tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 20-vjeçare ka humbur plotësisht shikimin brenda pak ditësh për shkak të një zakoni që shumë njerëz e…

“Ne bëmë s*ks dhe 66-vjeçari po na shihte me video-call”, dëshmia e mikut të 19-vjeçares që vd*q në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vd ekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni, ndërsa një nga personat kyç në këtë ngjarje ka dhënë versionin…

E frikshme: Gruaja sulmohet nga qindra bletë, shpëton pas mbi 200 pickimesh (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin Culiacán në Meksikë, ku një grua 59-vjeçare është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh afrikane. Pamjet tregojnë momentin…

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…