“Ne bëmë s*ks dhe 66-vjeçari po na shihte me video-call”, dëshmia e mikut të 19-vjeçares që vd*q në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vd ekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni, ndërsa një nga personat kyç në këtë ngjarje ka dhënë versionin e tij nga burgu.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, mik i të ndjerës, i cili vetëidentifikohet si grua tr*ns me emrin “Olivia”. Në një prononcim për “Star TV”, ai tregoi se e kishte njohur Myrton rreth një muaj e gjysmë më parë gjatë një dasme në Argostoli dhe se mes tyre kishte pasur një marrëdhënie shoqërore. Ai shtoi se jetonte në Athinë dhe ishte kthyer në Kefaloni për festat e Pashkëve, kohë gjatë së cilës ishin takuar disa herë.

23-vjeçari mohoi kategorikisht akuzat e familjarëve të vajzës për përfshirje në rrjete dr*ge apo shfrytëzimi, duke hedhur poshtë çdo lidhje me aktivitete kriminale.

Sipas tij, përmes avokatit i është dorëzuar gjyqtares hetuese material që pretendon se Myrto kishte një llogari në platformën OnlyFans, ndërsa përmendi edhe një 66-vjeçar, i cili sipas tij i kishte dërguar para dhe kishte komunikuar me ta përmes video-thirrjeve. Ai deklaroi se ky person ishte njohur përmes kontakteve të tjera dhe se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me të.

Duke përshkruar natën e ngjarjes, ai tha se pasi kishin marrë paratë, ishin drejtuar në dhomën e akomodimit në Argostoli. Sipas tij, aty kishin konsumuar pije alkoolike dhe kishin kryer një video-thirrje teksa kryenin mardhënie intime. Ai pranoi gjithashtu se kishte tentuar të siguronte lëndë narkotike dhe se është përdorues, duke kërkuar edhe kryerjen e analizave toksikologjike.

Në rrëfimin e tij, përmendet edhe prania e personave të tjerë në ambient, përfshirë një shqiptar i cili ishte në hotel në dhomën ngjitur. Ai pretendon se kur 19-vjeçarja shfaqi probleme shëndetësore, ishte vetë ai që telefonoi ambulancën, ndërsa një tjetër person dha adresën e saktë të vendndodhjes.

Pas ngjarjes, ai tha se qëndroi në dhomë për disa minuta, ndërsa të tjerët u larguan. Lidhur me një qese të zezë që mbante me vete, shpjegoi se aty kishte sende personale dhe se më pas e hodhi në një kosh mbeturinash, pa mbajtur mend vendndodhjen e saktë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Posts

Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Tani jam burrë i martuar!

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë…

Me cilët nga banorët nuk do të flasë pas përfundimit të BBV, ja si u përgjigj Miri?

Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother…

Bënte dush pa hequr lentet e kontaktit, 20-vjeçarja humb plotësisht shikimin (VIDEO)

Një rast tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 20-vjeçare ka humbur plotësisht shikimin brenda pak ditësh për shkak të një zakoni që shumë njerëz e…

E frikshme: Gruaja sulmohet nga qindra bletë, shpëton pas mbi 200 pickimesh (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin Culiacán në Meksikë, ku një grua 59-vjeçare është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh afrikane. Pamjet tregojnë momentin…

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…

BE e kanë refuzuar, Rama i hap derën Trump-it

Teksa të gjitha vendet e BE dhe Britania i kanë mbyllur bazat presidentit Donald Trump, lidhur me sulmet ndaj Iranit, kryeministri Edi Rama i ka hapur derën…