Mateo Borri rrëfehet për herë të parë: Tani jam burrë i martuar!

Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5.

I ftuar ditën e sotme në ‘Ftesë në 5’, Mateo ka folur për lojën e tij, ku u shpreh se nuk ka pasur asnjë strategji, përveç se ka treguar veten e tij ashtu siç është edhe jashtë.

“Unë kam bërë pjesën time. Unë ky jam. Nëse njerëzve u dukem i pavërtetë, nuk është puna ime. Ata nuk më njihnin brenda në shtëpi. Më kanë sulmuar për të më nxjerrë të pavërtetë. Mateo Borri siç ka qenë brenda është dhe jashtë.

Te unë nuk ekzistonte strategjia, kur kam ndjenja, janë ndjesi. Unë nuk bëja strategji. Selit i uroj gjithë të mirat. Edhe kur kam qenë brenda në shtëpi, mendoja që unë do isha i pari, Seli e dyta, Miri i treti, pastaj Rogerti. Nuk ka strategji më të mirë se sa të jesh vetvetja. Ata viktimizoheshin, kishin fjalë të tepërta”, u shpreh Mateo.

Po ashtu ish-finalisti ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Brikenën, për të cilën u shpreh se familja e tij është shumë mbështetëse.

“‘Kam rënë brenda’ me Brikenën, i themi në të Elbasanit. Edhe kur ajo vajza të refuzon, të bën akoma më shumë për vete. Sa herë isha larg saj, ndihesha keq. Mateo thashë, pastaj filluan therjet. Unë e kërkoja me insistim, kur mua më pëlqen një vajzë dhe pëlqimi është reciprok, siç është parë në momentin e parë që kishte afrimitet, përqafimet ia merrja edhe me zor.

Pëlqimi i parë ka qenë që në kopësht. Nuk është se e mbaj mend shumë. Tani jam burrë i martuar, mos më pyet për pëlqime se nuk flas. Gjërat tona personale unë dhe Brikena i flasim vetëm me njëri-tjetrin. Ka të bëjë edhe e kaluara. Të gjitha vajzat mund të kenë pasur një pëlqim. Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen.

Herën e parë ia kam shkruar italisht “të dua”, aty te dhoma e make up-it. Më tha nuk të besoj. Pastaj ia kam thënë edhe gjatë prime-it. Aty isha shumë i mërzitur se kishte dalë. Përmblodha diçka vetëm në 2 fjalë.

Mami është dakord për çdo gjë timen. Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur”, u shpreh Mateo.

Related Posts

Me cilët nga banorët nuk do të flasë pas përfundimit të BBV, ja si u përgjigj Miri?

Në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio në këtë episod janë transmetuar intervistat ekskluzive nga finalistët, ish-banorët dhe opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother…

Bënte dush pa hequr lentet e kontaktit, 20-vjeçarja humb plotësisht shikimin (VIDEO)

Një rast tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 20-vjeçare ka humbur plotësisht shikimin brenda pak ditësh për shkak të një zakoni që shumë njerëz e…

“Ne bëmë s*ks dhe 66-vjeçari po na shihte me video-call”, dëshmia e mikut të 19-vjeçares që vd*q në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vd ekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni, ndërsa një nga personat kyç në këtë ngjarje ka dhënë versionin…

E frikshme: Gruaja sulmohet nga qindra bletë, shpëton pas mbi 200 pickimesh (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin Culiacán në Meksikë, ku një grua 59-vjeçare është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh afrikane. Pamjet tregojnë momentin…

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha

Disa shenja të zodiakut duket se po kalojnë në një fazë të dominuar nga mundësitë, progresi dhe një ndjenjë më e fortë evolucioni. Këtë herë, treguesit tregojnë…

BE e kanë refuzuar, Rama i hap derën Trump-it

Teksa të gjitha vendet e BE dhe Britania i kanë mbyllur bazat presidentit Donald Trump, lidhur me sulmet ndaj Iranit, kryeministri Edi Rama i ka hapur derën…