×
Sponsored Content
Please wait 1 second...
Tap Continue to proceed

Lajm i fundit! Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind.

Vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

MIRATIMIN E KOEFICIENTIT TË INDEKSIMIT TË BAZËS SË VLERËSUAR TË VITIT 2024 PËR LLOGARITJEN E PENSIONEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të dytë, të nenit 10, dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024, me koeficient indeksi 6.4 %, të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara në nenin nr.59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2024, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim.

3. Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2024, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, të përcaktuara me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Pas aplikimit të indeksit të vitit 2024, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026, nuk mund të jetë më e lartë se:
a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri në 31.12.2001;
b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat e periudhës, nga viti 2002 e në vazhdim.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë lindjeje të së drejtës, nga data 1.1.2026 e në vazhdim, dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

6. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.

Related Posts

Zhduket 90-vjeçari nga Lapraka, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një i moshuar është raportuar i humbur në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa familjarët bëjnë apel urgjent për ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Bëhet fjalë…

“Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO, ku është AKU-ja?!” (VIDEO)

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e kompanisë HAKO. Një qytetare…

Kaos në Zodiak: 3 shenja që do pasurohen brenda natës dhe kush do tradhtohet keq!

Në astrologji, Afërdita sundon gjithçka, nga jeta jonë dashurore dhe sistemet personale të vlerave, deri tek ideja jonë për kënaqësinë, bukurinë dhe atë që e bën jetën…

I fundit! Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Netanyahu sqaroi se iu nënshtrua një trajtimi që e eliminoi problemin dhe nuk…

Nënë e bijë gjenden të vd*kura brenda banesës, trupat në fazë dekompozimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua dhe vajza e saj kanë humbur jetën. Sipas mediave fqinje, trupat e dy grave u gjetën…

Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar

Një studim i publikuar më herët dhe që po rikthehet sërish në vëmendje ka analizuar ndikimin e moshës së nënës në zhvillimin e fëmijës. Hulumtimi ka përfshirë…