×
Sponsored Content
Please wait 1 second...
Tap Continue to proceed

Rrëmbeu djalin 10-vjeçar dhe e dërgoi në Kubë me qëllim “për ta kthyer në vajzë”, arrestohet aktivistja transgjinore

Një person transgjinor nga Utah (babai biologjik i fëmijës) dhe partnerja e tij janë akuzuar për rrëmbimin e fëmijës 10-vjeçar me qëllimin e dyshuar për ta dërguar në Kubë që t’i nënshtrohej kirurgjisë për ndryshimin e seksit.

Rose Inessa-Ethington, 42-vjeç, babai biologjik i fëmijës, i cili kaloi në identitet femëror pas lindjes së djalit, dhe partnerja e saj Blue Inessa-Ethington, u arrestuan të hënën pasi u deportuan nga Kuba. Prokurorët federalë deklaruan se çifti mori 10-vjeçarin dhe fëmijën 3-vjeçar të Blue-s drejt shtetit ishullor, me synimin për ta detyruar të miturin të kalonte në tranzicion gjinor.

Sipas dokumenteve të gjykatës, fëmija lindi djalë por identifikohet si vajzë, gjë që familjarët e alarmuar besojnë se është “kryesisht pasojë e manipulimit nga ana e Rose”.

Çifti ngriti dyshime kur nuk u kthye nga një udhëtim i planifikuar kampingu në Kanada më 28 mars. Pas kontrolleve në banesën e tyre, policia gjeti lista detajesh që përfshinin:

-Mësimin e gjuhës spanjolle;

-Tërheqjen e 10,000 dollarëve cash;

-Marrjen e vizave turistike dhe boshatisjen e llogarive bankare

Prokurorët deklaruan se familjarët kishin frikë prej kohësh se fëmija do të detyrohej të kryente “kirurgji për ndryshimin e seksit përpara pubertetit”. Më 13 prill, gjykata e Utah urdhëroi kthimin e menjëhershëm të fëmijës te nëna biologjike, duke i dhënë asaj kujdestarinë ekskluzive. Çifti u lokalizua në Havana tre ditë më vonë.

Rose Inessa-Ethington njihej si një “shtyllë e komunitetit LGBTQ+” në Utah. Ajo kishte organizuar marshime, protesta dhe mbante trajnime për diversitetin, si dhe lobonte te ligjvënësit. Sipas një fushate mbledhje fondesh të vitit 2021, ajo e rriste fëmijën si “gender open” (pa gjini të përcaktuar), duke trajnuar edhe mësuesit e shkollës për këtë qasje.

Tashmë, të dy përballen me akuzën federale të “rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës”. Procesi gjyqësor do të vijojë në Utah, ku ata do të njihen me masat e mëtejshme të dënimit.

Related Posts

Zhduket 90-vjeçari nga Lapraka, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një i moshuar është raportuar i humbur në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa familjarët bëjnë apel urgjent për ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Bëhet fjalë…

“Pupla dhe copa kockash brenda sallamit HAKO, ku është AKU-ja?!” (VIDEO)

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore në vend, konkretisht për sallamrat e kompanisë HAKO. Një qytetare…

Kaos në Zodiak: 3 shenja që do pasurohen brenda natës dhe kush do tradhtohet keq!

Në astrologji, Afërdita sundon gjithçka, nga jeta jonë dashurore dhe sistemet personale të vlerave, deri tek ideja jonë për kënaqësinë, bukurinë dhe atë që e bën jetën…

I fundit! Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës. Netanyahu sqaroi se iu nënshtrua një trajtimi që e eliminoi problemin dhe nuk…

Nënë e bijë gjenden të vd*kura brenda banesës, trupat në fazë dekompozimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua dhe vajza e saj kanë humbur jetën. Sipas mediave fqinje, trupat e dy grave u gjetën…

Sipas studimeve të fundit, shtatzënia në këtë moshë sjellë fëmijët më të zgjuar

Një studim i publikuar më herët dhe që po rikthehet sërish në vëmendje ka analizuar ndikimin e moshës së nënës në zhvillimin e fëmijës. Hulumtimi ka përfshirë…