Dhe gjithçka lidhej me një motiv “pasioni”, sepse e dashura e tij po e mitur e ndau dhe ai u hakmor në mënyrën më makabre. I vr au nënën, motrën dhe vëllanë.
Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, u gjet e vd ekur në apartamentin e saj luksoz në Odessa, Teksas, të martën, më 9 dhjetor. Vajza e saj, 13 vjeçe dhe djali 9 vjeç, u gjetën me të po të pajetë.
Policia kishte reaguar në vendngjarje atë pasdite pas raportimeve për të shtëna me armë. I riu ia mbathi dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë, tha policia.
15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është po 15 vjeçe, dhe kishte planifikuar ta qëllonte atë jashtë shkollës. Ai përfundimisht ndryshoi mendje dhe u shfaq në shtëpinë e vajzës ku kreu vr asjen e trefishtë.
Sipas raportimeve, 15-vjeçari nuk e pranoi që e dashura e tij i kishte kërkuar të ndaheshin. Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut.
Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se “nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte asnjërit prej nesh”.
15-vjeçari është akuzuar për vr asje të shumëfishtë dhe është marrë në paraburgim. Teksasi ka dënimin me vd ekje, por nuk u shqiptohet kurrë vr asësve të dënuar.
Një armë u gjet pranë apartamentit dhe po ekzaminohet për të parë nëse është arma e vr asjes. Ndërkohë, autoritetet tashmë e dinë se kush e bleu armën.
