E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka ndarë detaje personale nga jeta e saj, duke folur hapur për përjetimet brenda dhe jashtë spektaklit.
Gjatë intervistës, ajo është ndalur te presioni social që ka ndjerë për moshën dhe statusin e saj familjar, duke theksuar se shpesh është gjykuar padrejtësisht nga opinionet në rrjetet sociale dhe publik.
Demollari ka rrëfyer me emocione të forta dëshirën e saj për të qenë nënë, duke e quajtur atë një nga ëndrrat më të mëdha personale. Ajo ka treguar se në një marrëdhënie të mëparshme, që ishte drejt martesës, çifti ka tentuar për një periudhë të gjatë të bëhej prind, por pa sukses.
“E kemi dashur shumë një fëmijë, por nuk ndodhi,” është shprehur ajo, duke shtuar se kjo situatë ka sjellë vështirësi dhe tensione në marrëdhënie, deri në ndarje.
Edisa ka treguar gjithashtu se kanë kaluar momente të vështira emocionale, përfshirë pritjen e rezultateve negative të testeve të shtatzënisë, pavarësisht dëshirës së madhe për të krijuar familje.
Madje, ajo vuri theksin dhe te deklarata qe eshte bere nga Tozaj, ku pretendohej se motra qe e takoi brenda Big Brother Vip eshte vajza e saj.
“Per hir te diferences se moshes qe kisha me motren, supozuan ose me sakte shpiken qe gjoja ishte vajza ime. Nena ime u prek realisht shume dhe mbaj mend qe me thote tekstualisht qe nese sot e kemi Edisin midis nesh eshte fale teje, pasi mbaj mend se telefonata e pare qe ajo ka bere kur mori vesh qe ishte shtatzene, ishte duke qare dhe me merr ne telefon dhe me thote Edisa jam shtatzene. Nderkohe, une ate vit isha duke mbaruar vitin e pare ne fakultet. Dhe babi thote se nuk eshte dakord te kete nje femije te trete, se kemi shume shpenzime dhe nuk duam tu mungoje gje juve…”, tha Edisa nder te tjera.
Në fund, ajo theksoi se disa gjëra nuk varen gjithmonë nga njeriu dhe se jeta ka mënyrën e saj për të vendosur rrjedhën e ngjarjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE