Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Ferras, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov pas një konflikti që, sipas burimeve paraprake, ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet L. Xh., 52 vjeç, banues në këtë fshat.
Gjatë përplasjes, ai jo vetëm ka përdorur armën e zjarrit, por edhe ka kanosur një shtetase, H. D., e cila gjithashtu banon në Ferras.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës.
Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e konfliktit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE