Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në publik për herë të parë që pas arrestimit të tij.
“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra,
me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës.
Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Ilir Meta.