Rama bën gati përjashtimin e Spiropalit: Mos bëj më postime në rrjetet sociale, sepse do të të

Situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Sipas mediave, Rama gjatë mbledhjes është ndalur disa minuta tek Spiropali, duke përmendur mungesat e saj në votime dhe reagimet publike në rrjetet sociale.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bëre çarçafin (i referohet postimit në Facebook) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi,” ka thënë Rama, duke e paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar.

Kryeministri gjithashtu theksoi se në parti “nuk mund të krijohen drama”.

“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty, Elisa. Nuk dua të krijohen situata brenda partisë. Partia ka dy ngjyra, bardhë dhe zi. Ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.”, tha kryeministri.

Më tej, Rama shtoi se paralajmërimi lidhej me postimet e Spiropalit në rrjetet sociale. Raportohet gjithashtu se Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më. Me ty është investuar PS dhe unë,” i është drejtuar kryeministri ish-ministres së Jashtme.

Related Posts

Njollat e kuqe rrethore: Shenjat në lëkurë që s’duhet t’i injoroni! 😳

Rash rrethor në lëkurë (përmbledhje e shkurtuar) Ringworm është shkaku më i zakonshëm i një skuqjeje rrethore në lëkurë, por edhe gjendje të tjera si sëmundja Lyme…

Shenjat e hershme paralajmëruese të lëkurës që nuk duhet t’i injoroni: Çfarë mund të jetë duke ju treguar Keratoza Aktinike

Ky është përkthimi i artikullit në gjuhë shqipe, i përshtatur për të qenë profesional dhe i pastër: Shenjat e hershme paralajmëruese të lëkurës që nuk duhet t’i…

Lajm me rendesi! Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes dhe duke reduktuar…

Dalin pamjet si në filma! policia mësyu në restorantin ku “Boli” po hante darkë, si tentoi që t’i shpëtonte

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me operacionin që çoi në prangosjen e Ervin Matës, një prej eksponentëve kryesor të trafikut të kokainës nga vendet e…

Merr fund arratia, arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar…

Kush po e mëson Elisa Spiropalin? E vërteta që po fshihet pas saj

Sot, Elisa Spiropali u shfaq në dyert e Pallatit të Brigadave duke zbritur nga një taksi për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS. E…